Home / Sport / Botërori, ja 23 të besuarit e Fabio Kapelos

Botërori, ja 23 të besuarit e Fabio Kapelos

Italiani i kombëtares së Anglisë ka shpallur listën përfundimtare të 23 futbollistëve me të cilët do kërkojë suksesin në Afrikën e Jugut.

Zgjedhjet e Kapelos kanë shkaktuar habi në ishull, pasi mes të përjashtuarve bëjnë pjesë edhe emra të njohur si sulmuesi i Arsenalit, Teo Ualkot dhe ai i Sandërlendit, Darren Bent.

Besimin e ish-teknikut të Juves, Romës dhe Milanit, e kanë fituar mesfushorët Xho Kol e Shon Rajt-Filips, dhe sulmuesi i Aston Vilës, Emil Heski.

Ja lista përfundimtare e kombëtares së “3 luanëve”:

Portierë: Xho Hart, Dejvid Xhejms, Robert Grin;

Mbrojtës: Xhemi Karrager, Eshli Kol, Rio Ferdinand, Glen Xhonson, Ledli King, Xhon Terri, Metju Apson, Stefen Uarnok;

Mesfushorë: Geret Berri, Majkëll Kerrik, Xho Kol, Stivën Zherrard, Frenk Lampard, Aron Lenon, Xhejms Milner, Shon Rajt-Filips;

Sulmues: Piter Krauç, Xhermein Defo, Emil Heski, Uejn Runi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *