Home / Sport / Botërori, sot e nisin Argjentina e Anglia

Botërori, sot e nisin Argjentina e Anglia

Botërori “Afrikë e Jugut 2010” zhvillon sot ditën e dytë me tre përballje interante, Argjentinë-Nigeri dhe Kore e Jugut-Greqi për grupin B, dhe Angli-SHBA për grupin C.

Përballja Argjentinë-Nigeri pritet të nisë në orën 13:30. Argjentina e drejtuar nga Diego Armando Maradona është një pretendentet kryesore të këtij Botërori, falë super-yjeve që ka në përbërje.

Diego Milito, megjithëse kampion Evrope me Interin, do ta nisë këtë takim nga stoli, pasi në vijën e parë preferohen Mesi, Higuain dhe Tevez. Maradona kërkon të përsërisë suksesin e vitit 1986, kur në atë kohë shpallej kampion bote si futbollist.

Ndërkohë, edhe Nigeria vjen me pretendime në këtë Botëror duke synuar kualifikimin për në turin. Por, kundërshtarët direkt të Nigerisë duken Koreja e Jugut dhe Greqia, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në orën 16:00.

Koreja e Jugut suksesin historik e ka arritur në vitin 2002 kur shkonte deri në katërshe në Botërorin e organizuar në shtëpinë e saj. Ndërkohë, Greqia nuk ka arritur ta kalojë ndonjëherë fazën e grupeve në dy pjesëmarrjet e kaluara.

Në mbrëmje, ora 20:30, luhet një tjetër përballje e rëndësishme. Anglia e Fabio Kapelos do të kryejë provën e parë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendimet e anglezëve janë për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni, ndërsa për amerikanët edhe kalimi i grupit do të konsiderohej një sukses. Grupi C do të plotësohet nesër me përballjen Algjeri-Slloveni, e cila do të luhet në orën 13:30.

Dje;

Afrike e Jugut 1-1 Meksike (A)
France 0-0 Uruguaj (A)

Sot;

13:30 Argjentine – Nigeri (B)
16:00 Kore e Jugut – Greqi (B)
20:30 Angli – SHBA (C)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *