Home / Sport / Botërori, sot radha e Brazilit

Botërori, sot radha e Brazilit

Një tjetër pretendent zbret sot në fushën e lojës. Brazilianët do ta luajnë përballë Koresë së Veriut sfidën e parë të botërorit.

Në orën 20:30 “Selesao” përballet me ekipin aziatik, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Ellis Park” të Johanesburgut. Pavarësisht kritikave nga shtypi brazilian, Karlos Dunga nuk heq dorë nga ideja për të luajtur me dy mesfushorë të tërhequr para mbrojtjes (Felipe Melo-Xhilberto Silva).

Përpara do të jetë treshja Kaka-Elano-Robinjo, që ka për detyrë të furnizojë sulmuesin e vetëm të avancuar, Luis Fabiano. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Maikon ka fituar balotazhin me Dani Alveshin dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Brazil – Kore e Veriut, formacionet e mundshme:

BRAZILI (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Felipe Melo, Gilberto Silva; Elano, Kakà, Robinho; Luis Fabiano. Trajner: Dunga

KORE E VERIUT (4-4-2): Ri Myong Guk; Cha Jong Hyok, Ri Këang Chon, Ji Yun Nam, Pak Nam Chol I; Mun In Guk, An Yong Hak, Pak Nam Chol II, An Chol Hyok; Jong Tae Se; Hong Yong Jo. Trajner: Kim Jong Hun

Gjyqtar: Kassai (Hungari)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *