Home / Sport / Botërori, Spanja sot përpara Hondurasit

Botërori, Spanja sot përpara Hondurasit

Çdo rezultat tjetër përveç fitores komplikon rëndë shanset e kampionëve të Evropës, që për këtë ndeshje kanë në dyshim Andres Iniestën, i cili doli përpara kohe në takimin e parë ndaj Zvicrës.

Mund të jesh skuadra më e mirë në botë, mund të kesh në skuadër disa prej futbollistëve më të mirë të planetit, por kur në harkun e 90 minutave luan gjithçka, gjërat komplikohen. Ndodh kështu për Spanjën, që sot në mbrëmje do të përballet me Hondurasin, në takimin e dytë të grupit H. Çdo rezultat tjetër përveç fitores komplikon rëndë shanset e kampionëve të Evropës, që për këtë ndeshje kanë në dyshim Andres Iniestën, i cili doli përpara kohe në takimin e parë ndaj Zvicrës. “Por, unë preferoj më shumë ndeshjet me intensitet të lartë, sesa ato që duken të lehta, – deklaroi trajneri Vicente del Boske në prag të kësaj ndeshje. – Nuk mendoj se Hondurasi do të vendosë të mbyllet në mbrojtje, siç bëri bëri me Kilin, sepse një barazim do t’u shërbejë shumë pak. Ndërsa ne do të luajmë futboll, por nuk do të jetë një takim i lehtë, pasi do të na duhet të ruhemi shumë”, shtoi Del Boske.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *