Home / Sport / Brazili lëshon sirenat e alarmit, 3-0 kundër Kilit

Brazili lëshon sirenat e alarmit, 3-0 kundër Kilit

Brazili do të jetë kundërshtari i Holandës në çerekfinalen e tretë të Botërorit “Afrikë e Jugut 2010”.

Skuadra e drejtuar nga Karlos Dunga ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë Kilit, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim kualifikimin.

Serinë e golave për pesë herë kampionët e Botës e hap Huan në minutën e 35-të, dhe vetëm tre minuta më vonë Luis Fabiano dyfishon rezultatin pasi finalizon me sukses një aksion perfekt të Kakasë dhe Robinjos.

Skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0, duke rezervuar të tjera emocione për pjesën e dytë. Në minutën e 59-të Robinjo arrin të shënojë golin e tretë për brazilianët, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë rezultat skuadra e drejtuar nga Karlos Dunga lëshon sirenat e alarmit për të gjithë kundërshtarët, duke u pozicionuar mes konkurentëve më potencialë për të fituar Botërorin.

Çerekfinalja Holandë-Brazil do të zhvillohet më 2 korrik në Port Elizeth, ora 16:00. Ndërkohë, nesër do të mësohet edhe çifti i fundit çerekfinalist, në përballjet Paraguaj-Japoni (16:00) dhe Spanjë-Portugali (20:30).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *