Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë fshihet në buxhetin e Qeverisë

Çfarë fshihet në buxhetin e Qeverisë

10 qershor-

“Transparenca Maqedoni” kritikon vendimin e Komisionit Antikorrupsion se nuk ka konflikt të interesave në rastin “Kralevski”, kur babai Çedomir Kralevski është kryetari i një komisioni për eletkrotelekomunikime, ndërsa djali i tij është i punësuar në Telekomin e Maqedonisë. Sipas kësaj organizate, në këtë rast bëhet fjalë për një rast klasik të konfliktit të interesave.

Organizata “Transparenca Maqedoni” në raportin e saj dyshon në projeksionin e buxhetit nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Dyshimet janë të mëdha lidhur me pengimin që po bëhet nga kryeministri për të mos patur qasje opinioni lidhur me harxhimin e buxhetit.

“Përse nuk po lejohet që raporti i revizionit të mos shqyrtohet në Parlament, pëse Gruevski nuk po nënshkruan marrëveshje me FMN, përse po bëhet shitja e letrave obligative me kamata të larta”, ka theksuar kjo organizatë.

Lidhur me nënshkrimin e një aranzhmani me FMN-në, Gruevski po frikësohet se me këtë do të rrezikojë rejtingun e vendit para bashkësisë ndërkombëtare në planin ekonomik.

“Transparenca Maqedoni” kritikon vendimin e Komisionit Antikorrupsion se nuk ka konflikt të interesave në rastin “Kralevski”, kur babai Çedomir Kralevski është kryetari i një komisioni për eletkrotelekomunikime, ndërsa djali i tij është i punësuar në Telekomin e Maqedonisë. Sipas kësaj organizate, në këtë rast bëhet fjalë për një rast klasik të konfliktit të interesave.

“Transparenca Maqedoni” vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për uljen e kuotave e ka vlerësuar si tentim për ndikimin e shtetit në autonominë e universiteteve shtetërore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *