Home / Sport / Çuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

Çuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

Vajzën e kanë emëruar ‘FIFA’ (me shkronja të mëdha), sipas Federatës Botërore të Futbollit, ndërsa djalin e kanë quajtur ‘Ke Nako’, që është slogani i Kampionatit botëror, që do të thotë ‘është koha’.

Prindër nga Afrika e Jugut janë duke festuar Kampionatin botëror duke u vendosur emra të pazakontë fëmijëve të tyre të porsalindur.

Vajzën e kanë emëruar ‘FIFA’ (me shkronja të mëdha), sipas Federatës Botërore të Futbollit, ndërsa djalin e kanë quajtur ‘Ke Nako’, që është slogani i Kampionatit botëror, që do të thotë ‘është koha’.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga ueb faqja Afrique en ligne. FIFA Ntshinga lindi në spitalin Rahima Moosa në Johannesburg, ndërsa djali Ke Nako lindi nga e ëma tinejxhere, Busisëa Landiso dhe i dashuri i saj 21 vjeçar, Samuel Ntshiëa, të dy vijnë nga Bloemfontein.

Një tjetër çift nga Bloemfontein, kanë fituar djem binjakë gjatë ndeshjes së parë të Kampionatit botëror mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës në Grupin A që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në stadiumin Soccer City.

Për nder të dy ekipeve, prindërit e foshnjave i kanë emëruar ata Bafana (nofka e Afrikës së Jugut) dhe Meksika Venter.

Babai i ri, Charl 29 vjecar i cili pranoi se nuk është edhe aq tifoz i futbollit, ka thënë: “Ua kam lënë këta emra nga dëshira që të di më tepër rreth futbollit. Në dhjetor të vitit të kaluar, gruaja ime, Riana 26 vjec dhe unë e kemi ditur se do të kemi binjakë, por lindja e tyre në këtë ditë është befasi e shkëlqyeshme”.

Një gjë është e sigurt, Meksika do të rritet duke shpjeguar pse mban emrin e një shteti tjetër. Ndërsa, zëdhënësja i FIFA-s, Delia Fischer i ka uruar çdo të mirë të gjitha foshnjave të lindura gjatë Kampionatit botëror si dhe familjeve të tyre.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *