Home / Sport / Danimarkë-Japoni, kush do të ndjekë Hollandën?

Danimarkë-Japoni, kush do të ndjekë Hollandën?

Me “Tulipanët” tashmë të kualifikuar dhe Kamerunin jashtë botërorit, Danimarka dhe Japonia e kanë vetë në dorë fatin e tyre drejt suksesit në Kupën e Botës.

Megjithëse tashmë të kualifikuar, hollandezët nuk e kanë vulosur përfundimisht vendin e parë dhe përballë Kamerunit u mjafton një barazim.

Nga ana e tyre, “luanët” i kanë thënë lamtumirë Afrikës së Jugut pas humbjes 2-1 me Danimarkën në ndeshjen e dytë dhe nesër do synojnë t’i bëjnë një mbyllje dinjitoze aventurës në botëror.

Në fakt, e gjithë vëmendja në grupin E është e përqëndruar në takimin mes Danimarkës dhe Japonisë. Të dy ekipet kanë nga një fitore (me Kamerunin) dhe një humbje (me Hollandën). Por aziatikët aktualisht kanë golaverazh më të mirë (1-1, kundrejt 2-3 të danezëve).

Nëse takimi mes tyre përfundon në barazim, është Japonia që kalon grupin. Pra, për Japoninë janë të vlefshme dy mundësi, fitorja ose barazimi. Kurse skuadra e Morten Olsenit duhet patjetër të sigurojë fitoren, për të siguruar biletën e 1/8-ave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *