Home / Lajme / Maqedoni / Deri të premten fushatë parandaluese për vizita falas të lëkurës

Deri të premten fushatë parandaluese për vizita falas të lëkurës

9 qershor-
Në Republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, karcinomi i lëkurës në vitin 2007 ndodhej në vendin e tretë në strukturën e rasteve të saporegjistruara me neoplazma malinje.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shoqatën e dermatologëve të Maqedonisë deri më 11 qershor do të zbatojë fushatë parandaluese “Ditët e euromelanomës 2010” përmes së cilës nga ora 12 deri në orën 14, qytetarëve do t’u ofrohen kontrolle falas të lëkurës dhe informim për rreziqet nga UV rrezet e dëmshme.

Qytetarët e interesuar deri të premten do të munden falas të kontrollohen në pothuajse të gjitha ordinancat dermatologjike publike dhe private.

Qëllimi i kësaj fushate me moton “Të sigurt në diell” është parandalimi dhe informimi me kohë i qytetarëve për këtë sëmundje. Fushata përfshin kontroll falas të ndryshimeve të pigmentuara të lëkurës, për shkak të shpeshtimit të melanomit malinj, karcinomit dhe valës së paralajmëruar të ngrohtë në vend.

“Një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë është që ta përgatisë sistsemin shëndetësor në mënyrë përkatëse të përgjigjet në të gjitha sfidat e shënetetit të popullit, mes të cilëve edhe ndryshimet klimatike, të cilat në bashkëveprim me shprehitë e këqia jetësore kontribuojnë për rritjen e sëmundjeve malinje të lëkurës, sidomos kancerit, me theks të veçantë në melanomin malinj”, tha në konferencën e sotme për shtyp për promovimin e fushatës, ministri dikasterial Bujar Osmani.

Për mbrojtjen e lëkurës, sidomos tek popullata vendase, ekspertët në konferencën e sotme për shtyp rekomanduan rreptësisht shmangie të solariumit, si dhe vetëkontroll të lëkurës një herë në muaj dhe kontrollime të rregullta dermatologjike një herë në vit.

Në Republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, karcinomi i lëkurës në vitin 2007 ndodhej në vendin e tretë në strukturën e rasteve të saporegjistruara me neoplazma malinje.

Në nivel global, është vërejtur rritje më agresive prej 3 deri 7 për qind të melanomit malinj, ndërsa shkaktar kryesor për dukurinë e tij janë rrezet ultravjollcë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në nivel botëror, 2 deri 3 milionë njerëz brenda një viti sëmuren nga karcinomi i lëkurës, ndërsa 160 mijë nga melanomi, i cili paraqet shkak udhëheqës për vdekshmërinë nga të gjitha sëmundjet e lëkurës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *