Home / Lajme / Maqedoni / Destabilizohet moti

Destabilizohet moti

18 qershor-
Rajoni i Maqedonisë gjatë ditëve të ardhshme do të përfshihet me masë jostabile ajrore, e cila do të shkaktojë paraqitje të shpeshtë të shirave dhe bubullimave, ndërsa pritet mot i keq, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, zbrazje të fuqishme elektrike dhe erë, si dhe breshër, theksojnë nga DPHM-ja,

Reshje shiu dhe ulje të temperaturave në Maqedoni, paralajmërojnë meteorologët për këtë fundjavë. Temperaturat minimale të shtunën dhe të dielën do të jenë nga 17 deri 18 gradë, ndërsa ato maksimale nga 27 deri 28 gradë celsius. Depërtimi i masës së ftohtë ajrore prej veriut do t’i ulë temperaturat tropikale për 15 gradë, deri në 23 gradë të mërkurën e ardhshme, parashikojnë meteorologët. Rajoni i Maqedonisë gjatë ditëve të ardhshme do të përfshihet me masë jostabile ajrore, e cila do të shkaktojë paraqitje të shpeshtë të shirave dhe bubullimave, ndërsa pritet mot i keq, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, zbrazje të fuqishme elektrike dhe erë, si dhe breshër, theksojnë nga DPHM-ja, duke shtuar se në disa vende priten reshje mbi 30 litra në një metër katror.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *