Home / Lajme / Maqedoni / Dika:UEJL vazhdon rrugëtimin drejt konkurencës rajonale

Dika:UEJL vazhdon rrugëtimin drejt konkurencës rajonale

Tetovë, 14 qershor-
Tani duke pasur parasysh se Maqedonia edhe rajoni janë në një fazë të stërzgjatur të tranzicionit, fatkeqësisht sfidat e arsimit sipëror kanë mbetur ende të njejta dhe ndoshta edhe më të komplikuara. Nga ana tjetër janë proceset e liberalizimit të vizave, proceset e hapjes së Maqedonisë, të cilët shumë shpejt mund ta vendosin shoqërinë dhe universitetin në një konkurencë shumë të madhe se kjo lokale. Këto janë sfidat e reja me të cilët do të ballafaqohet udhëheqësia e re, kështu që unë pata fatin dhe privilegjin që nëpërmjet një procesi të udhëhequr nga bordi , senati dhe organet pjesëmarrës në këtë proces që mbi këto të arritura të vazhdoj rrugëtimin e universitetit si një model në këtë rajon, për të krijuar një gjeneratë të studentëve të cilët do të jenë të integrueshëm me proceset e reja që i presin”, tha Dika

Urim Hasipi
Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, përmbylli një kapuitull të suksesshëm që të jetë model i mësmdhënies në rajon sipas trendeve moderne. Ndërsa kapacitetet e kuadrove janë të përshtatshme për tregun e vendit, financimi afatgjat ngelet si një nga çështjet kryesore. Këto do të jenë sfidat me të cilët do të përballet rektori Zamir Dika i cili ditë më parë mori drejtimin me këtë universitet. Një një prononcim ekskluziv për televizionin Koha rektori i posazgjedhur thotë se vetë natyra e themelimit të UEJL-së, do të thotë bashkësia ndërkombëtare në koalicion me qeverinë e atëhershme të Maqedonisë edhe komuniteti në përgjithësi, të cilët përmes një marrëveshje ndërtuan këtë universitet i cili, ishte një ide që të zgjidh një pjesë të problemeve të atëhershme të arsimit sipëror në gjuhën shqipe, por me mundësinë që të startojë me standarde ndërkombëtare. Mendoj që ky universitet gjatë 9 vieteve arriti të përmbush një pjesë të misionit të themelimit. “Tani duke pasur parasysh se Maqedonia edhe rajoni janë në një fazë të stërzgjatur të tranzicionit, fatkeqësisht sfidat e arsimit sipëror kanë mbetur ende të njejta dhe ndoshta edhe më të komplikuara. Nga ana tjetër janë proceset e liberalizimit të vizave, proceset e hapjes së Maqedonisë, të cilët shumë shpejt mund ta vendosin shoqërinë dhe universitetin në një konkurencë shumë të madhe se kjo lokale. Këto janë sfidat e reja me të cilët do të ballafaqohet udhëheqësia e re, kështu që unë pata fatin dhe privilegjin që nëpërmjet një procesi të udhëhequr nga bordi , senati dhe organet pjesëmarrës në këtë proces që mbi këto të arritura të vazhdoj rrugëtimin e universitetit si një model në këtë rajon, për të krijuar një gjeneratë të studentëve të cilët do të jenë të integrueshëm me proceset e reja që i presin”, tha Dika. Ai më tej shprehet se ndjekur gjithnjë trendet e procesit arsimor dhe nevojat e komunitetit të industrisë, shoqërisë, vendosëm të bëjmë disperzimin e disa aktiviteteve edhe në rajonin e Shkupit. “Ky është viti i dytë i funskionimit dhe është pritur shumë mirë nga prindërit, nga studentët dhe në bashkëpunim edhe me qeverinë tani më kemi nisur iniciativën që të ndërtohet një minikampus për disa programe specifike që janë interesante për atë pjesë të rajonit. Sa i takon menaxhimit kjo i komplikon çështjet për të mbajtur cilësinë e njejtë në gjithë universitetin, mirëpo nga ana tjetër, mendoj që këto sfida përkundrazi janë shanse që universiteti të kaloj në një vend ku konkurenca është edhe më e fuqishme dhe me këtë konkurencë mendoj të ngrisim edhe më lartë cilësinë dhe të ndihmojmë që edhe në Shkup të edukojmë një gjeneratë e cila do ti ndihmojë qoftë vetë kryeqytetit, qoftë rajonit, por në përgjithësi shoqërisë tonë, e cila të jetë më e përgatitur për periudhën e ardhshme”, vlerëson rektori Dika. Sipas tij, universiteti në fazën e fillimit kishte si primaritet që aktiviteteti i mësimdhënies të përforcohet me standardet evropiane që ishte shumë e vështirë të bëhet. “Mund të them lirisht që ne e kemi mbyllur një kapitull sa i përket cilësisë së mësimdhënies në cilklin e parë , të dytë , tani me pretendime edhe në ciklin e tretë dhe në këtë drejtim ngelet që të ndjekim trendet dhe kërkesat e tregut, të zhvillojmë metodogjitë e mësimdhënies dhe programet ti kemi fleksbile që ato t`i përshtaten nevojave të tregut të punës. Pasi u përfundua një kapitull, nga viti 2005 filluam ta ndërtojmë infrastrukturën për zhvillimin e hulumtimit në universitet dhe mendoj se deri më sot infrastruktura së paku është e vendosur dhe tani na mbetet në periudhën e ardhshme, që të identifikojmë grupet e atyre që bëjnë hulumtime dhe që janë të suksesshëm të cilët do të duhet të përkrahen, të motivohen dhe të monitorohen për suksesin e tyre . Nuk pretendojmë të jemi të shkëlqyeshëm në çdo fushë të hulumtimit, mirëpo kemi identifikuar disa fusha ku më të vërtetë mund të identifikohemi si universitet do të prodhojë hlumtime por edhe produkte që do të kenë impakt në zhvillimin socioekonomik të vendit”, nënvizon rektori ri. Sipas profesor doktor Zamir Dikës, investimet në infrastrukturë nga Bashkësia Ndërkombëtare kanë qenë deri në vitin 2004 dhe nga ky vit universiteti është i qëndrueshëm financiarisht nga vetvetja dhe financiarisht e menaxhojmë vetë. “Normalisht Bashkësia ndërkombëtare është prezente këtu me bursa për studentët dhe kjo është një ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për të marritur një cilësi si dhe për studentët të cilët nuk kanë mundësi që të rregjistrohen edhe sivjet, kjo ka kulminuar me një ofertë për 300 bursa për studentët e rrinj që do të vijnë të rregjistrohen në universitetin tonë. Ne e gjejmë universitetin në një kondicion të mirë financiar, kemi pasur një menaxhim të mirë financiar, mirëpo kjo nuk do të thotë se është siguruar qëndrueshmëria afatgjate e universitetit pasi që ne varemi nga pagesat e studentëve. Ideja është që të diversifikojmë hyrjet në universitet që edhe shoqëria edhe industria por edhe mjetet publike që të jenë pjesë e ndërtimit të këtij universiteti”, thotë ai, duke u shprehur se statusi i universitetit është privat publik jofitimprurës. “Kështu ne në disa fakultete më shumë krijojmë vlera se sa universitetet publike, dhe mendoj se tash është koha, që të risim bashkëpunimin me qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sepse ne vetë jemi taksa pagues dhe ndihmojmë me këto resurse që kemi ndihmuar me vetë eksperiencën e ndërtuar me ndërkombëtarët, që të ndihmojmë që të zhvillohen kapacitetet e administratës për integrime europiane, dhe mendoj se mund të gjejmë gjuhë të përbashkët, që edhe qeveria e maqedonisë të jetë participiente në zhvillimin e këtij universiteti”, deklaroi Zamir Dika, rektor i UEJL-së në një intervistë të shkurtë të dhënë për televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *