Home / Lajme / Maqedoni / Drama jetësore në luftë dhe pas luftës

Drama jetësore në luftë dhe pas luftës

29 qershor-
Drama “Dëshmitari” e regjisorit Selami Taraku është dramë, një tekst dramatik i cili projekton dramën jetësore të njeriut tonë, nëpër të cilën kaloi gjatë luftës së fundit të vitit 1999 në, e pakta edhe atë në tri rrafshe, në rrafshin individual, në atë familjar dhe, krahas këtyre, edhe në atë të përgjithshëm.

Nesër në ora 20:00 ne Teatrin e Tetoves jepet premiera e shfaqjes “Dëshmitari” me autor dhe regjisor Selami Tarakun. Ne shfaqje luajne: Hysen Binaku, Albulena Bardhi dhe Blerim Ismani. Skenografia është përgatitur nga Afrim Gora dhe kostumet nga Samka Ferri.

Kjo ështe premiera e 13 me rradhe e këtij institucioni të ri teatror ndërkaq e para per vitin 2010.

Drama “Dëshmitari” e regjisorit Selami Taraku është dramë, një tekst dramatik i cili projekton dramën jetësore të njeriut tonë, nëpër të cilën kaloi gjatë luftës së fundit të vitit 1999 në, e pakta edhe atë në tri rrafshe, në rrafshin individual, në atë familjar dhe, krahas këtyre, edhe në atë të përgjithshëm.

“Në të vërtetë, kjo dramë, e cila karakterizohet me elemente të tragjedisë në kuptimin e plotë të fjalës, artikulon dramën ekzistenciale të femrës së dhunuar, dramën e femrës në një situatë të skajshme të ekzistencës si dhe, në këtë kontekst, dramën fizike, emocionale, morale, psikologjike dhe familjare të Zonjës X “, thotë Selami Taraku autor dhe rregjisor i shfaqjes.

Ai thotë se personazhi i dramës Zonja X, e cila kishte kaluar nëpër ferrin e luftës e të dhunimit, prej rrathëve të të cilit kishte arritur ta shpëtonte në pjesë të qenies së saj e të reintegrohej në rrethanat e pasluftës, sërish takohet me dhunën, kësaj here me dhunën psikologjike e morale, e cila ushtrohet nga dhunuesi i djeshëm dhe, i zënë në një situatë të skajshme si bashkëshorte si njeri, edhe nga burri i saj.

“Drama “Dëshmitari” artikulon, në kontekst të realitetit të dhunës fizike e seksuale, morale e psikologjike, çështjen e të vërtetës, të së drejtës, luftën midis esencës dhe ekzistencës së njeriut në një situatë të skajshme jetësore, e cila finalizohet me një tragjizëm të llojit të vet”, thotë Taraku.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *