Home / Sport / Drita nuk do të garojë sezonin e ardhshëm?

Drita nuk do të garojë sezonin e ardhshëm?

“Ne ende nuk e dimë nëse do të vazhdojmë garat. Vendimet e fundit të KD të FFM-së, janë të pakuptimta dhe të papranueshme për ne. Si mund të jemi të barabartë ne, që gjithë kohën luftuam për Ligën e Parë dhe në fund u rradhitëm në pozitën e pestë dhe të themi disa skuadra që gjatë gjithë kampionatit garuan pa kurfarë investimi dhe ambicie, duke humbur thuajse të gjitha ndeshjet dhe në fund mbeten në Ligë”, – tha mes tjerash kryetari i Dritës, Abedin Aliti.

Edhe pse ditët kalojnë dhe starti i kampionatit gjithnjë e më shumë ofrohet, në taborin e Dritës së Bogovinës ende uk ka kurfarë lëvizje. Drejtuesi e kësaj skuadre vazhdojnë të mbeten të mllefosur me vendimet e fundit të Këshillit Drejtues të FFM-së, para së gjithash me zgjerimin e Ligës së Dytë. Sipas tyre, nuk është e drejtë që dikush të harxhojë pasuri për tu rradhitur në kreun e tabelës, apo për të shmangur rënien nga kategoria e dytë, ndërsa disa skuadra tjera pa kurfarë investimi dhe me futbollistë të rrinjë rradhiten në pozitat e fundit dhe në fund të gjtihë mbeten në ligë. Prandaj në taborin e Dritës seriozisht është duke u menduar që mos të garojnë në sezonin e ardhshëm, pasi një gjë e tillë nuk ka kurfarë kuptimi me këto sjellje të FFM-së.
“Ne ende nuk e dimë nëse do të vazhdojmë garat. Vendimet e fundit të KD të FFM-së, janë të pakuptimta dhe të papranueshme për ne. Si mund të jemi të barabartë ne, që gjithë kohën luftuam për Ligën e Parë dhe në fund u rradhitëm në pozitën e pestë dhe të themi disa skuadra që gjatë gjithë kampionatit garuan pa kurfarë investimi dhe ambicie, duke humbur thuajse të gjitha ndeshjet dhe në fund mbeten në Ligë. Mendoj se kjo nuk ëshët e drejtë dhe në rregull, prandaj seriozisht mendojmë most ë vazhdojmë të garojmë në të ardhmen. Ne kemi indvestime dhe harxhime të mëdha, ndërsa dikush të tallet me mundin tonë”, – deklaroi tejet i mllefosur me sjelljen e FFM-së, kryetari dhe sponsori i Dritës së Bogovinës, Abedin Aliti.
Gjithsesi mbete që të shohim se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim dhe nëse ky paralajmërim i drejtuesve të Dritës për mos-vazhdimin e garave do të realizohet. Nëse me të vërtetë ndodh në gjë e tillë, atëherë të gjithë humbin. Humb Drita, humb Bogovina, humb rrethi i këtij fshati, fubollistët e rij dhe ata seniroë, ndërsa gjithsesi humb edhe vetë FFM-ja e cila është fajtori i drejtëpërdrejtë për një gjë të tillë. Kush do të mabjë përgjegjësinë për këtë? Ku do të shkojnë futbollistët që sezonin e fundit dhe në të kaluarën luanin për këtë skuadër? Cili do të jetë spjegimi i FFM-së?
Apo do të thonë:”Ky është vendim i tyre dhe ne nuk mund t’i detyrojmë të luajnë”!
Megjithatë mendoj se Drita nuk duhet të lejojë të nënshtrohet në lojërat e FFM-së. Ajo duhet të vazhdojë garimin, pasi për Bogovinën dhe rrethinën e saj është shumë e vlefshme, madje shumë më e vlefshme se drejtuesit e FFM-së, të cilët me vendimet e tyre shkatërojnë futbollin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *