Home / Lajme / Maqedoni / Drucas: Deklaratat e Gruevskit na bënë optimistë

Drucas: Deklaratat e Gruevskit na bënë optimistë

“Shpresoj se liderizmi në vendin tuaj do ta zgjedhë ardhmërinë evropiane në vend të përfitimeve afatshkurte politike përmes ushqimit të problemit. Përndryshe, nuk do të ketë progres në aspiratat evroatlantike, tha Drucas

Shefi alternativ i diplomacisë greke, Dimitris Drucas, në intervistën për gazetën “Ta Nea” të Athinës deklaroi se deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski kanë krijuar optimizëm për kontestin me emrin te pala greke.

Drucas edhe një herë në intervistën për “Ta Nea” përsëriti pozicionin grek për emrin me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

“Shpresoj se liderizmi në vendin tuaj do ta zgjedhë ardhmërinë evropiane në vend të përfitimeve afatshkurte politike përmes ushqimit të problemit. Përndryshe, nuk do të ketë progres në aspiratat evroatlantike.

Por, deklaratat e fundit të zotëri Gruevskit, nëse janë të sinqerta, na bënë më shumë optimistë. Politika jonë gjatë muajve të fundit për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ishte e qartë dhe konzistente. Mbetet të shikojmë nëse zotëri Gruevski do të përgjigjet në fund”. Deklaroi Drucas për “Ta Nea”. /Makfaks/

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *