Home / Sport / E rrallë, ndeshja e tenisit zgjat 9 orë

E rrallë, ndeshja e tenisit zgjat 9 orë

Amerikani Xhon Izner dhe francezi Nikolas Mahut kanë shënuar një rekord në historinë e tenisit. Ndeshja mes tyre në turneun e Uimbëlldonit zgjati plot 9 orë.

Pas barazimit 2-2, vetëm seti i pestë zgjati plot gjashtë orë dhe të dy tenistët, të rraskapitur, kanë shpërdoruar më tepër se 100 mundëi për të mbyllur ndeshjen.

Kjo përballje ka thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2004 në turneun e “Roland Garo” në takimin mes Santorso dhe Klement (6-4, 6-3, 6-7, 6-3, 16-14). Kjo sfidë kishte vazhduar për gjashtë orë e 33 minuta.
Gjithashtu, thyhet edhe rekordi i “ace”-ve (pikë nga shërbimet e pakthyera), që mbahej nga Karloviç me 78 në një ndeshje. Izner regjistroi plot 95, kurse Mahut 85 të tillë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *