Home / Lajme / Maqedoni / Edith Harxhi në UEJL:Shqipëria e angazhuar për shqiptarët në Maqedoni

Edith Harxhi në UEJL:Shqipëria e angazhuar për shqiptarët në Maqedoni

15 qershor-
Nëse nuk do të ishte i angazhuar ndoshta edhe unë vetë nuk do të isha sot këtu, por e ndjej që angazhimi është shumë i madh, madje zemra jonë është gjatë gjithë kohës këtu me shqiptarët kudo që janë ata, jo vetëm në maqedoni, por në gjith rajonin. Shqipëria ka bërë gjithmonë të pamundurën dhe do vazhdoj të të promovojë gjithmonë ato vlera të mrekullushme demokratike sa i përket marrveshjes së Ohërit sidomos ato që janë parashtruar në marrveshje, implementimin e drejtë të saj dhe me sukses të saj në çdo aspekt si një garant absolut sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Urim Hasipi
Perspektivat e integrimeve evro Atlantike të ballkanit perëndimor ishte tema në të cilën ka referuar Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Edith Harxhi, në Universitetin e e Evropës Juglindore në Tetovë. Tribunën e ka shpallur të hapur rektori i ri Zamir Dika, ku njëherit ky ishte edhe fjalimi i tij i parë pas marrjes së postit. Ai tha se çështja e eurointegrimeve të shteteve të ballkanit perendimor duhet që të preokupojë edhe institucionet arsimore dhe në këtë mënyrë të ndihmojë shtetet drejt aderimit në unionin Evropian. Ndërkaq, zëvendësministrja Harxhi, tha se nevojitet që shtete e Ballkanit perendimor sa më shpejt të zgjidhin kontestet dhe të aderojnë drejt strukturave euroatlantike. Sa i përket problemeve që ka Maqedonia me shtetin fqinj, Harxhi u përgjigj se kontributin që jep Shqipëria, nuk është i drejtuar drejtpërsëdrejti për sa i përket Maqedonisë apo Greqisë si një shtet fqinj i përbashkët si për ne po ashtu edhe për Maqedoninë .”Por mendoj se nuk ka forum ndërkombëtar apo organizatë rajonale, në të cilën ne mos e ngrejmë zërin dhe të mos propogandojmë me të madhe madje pikën kryesore që shtrojmë gjithmonë si kusht themelor për zhvillimin e paqes dhe stabilitetit në rajon por edhe për një rajon të qetë për një Ballkan të qetë mbas kaq vitesh dhe problemesh, është anëtaraësimi i Maqedonisë në Nato” tha ajo. E pyetur për angazhimin e shtetit shqiptar karshi shqiptarëve në Maqedoni, Harxhi tha se shteti shqiptar është i angazhuar jashtëzakonisht shumë. “Nëse nuk do të ishte i angazhuar ndoshta edhe unë vetë nuk do të isha sot këtu, por e ndjej që angazhimi është shumë i madh, madje zemra jonë është gjatë gjithë kohës këtu me shqiptarët kudo që janë ata, jo vetëm në maqedoni, por në gjith rajonin. Shqipëria ka bërë gjithmonë të pamundurën dhe do vazhdoj të të promovojë gjithmonë ato vlera të mrekullushme demokratike sa i përket marrveshjes së Ohërit sidomos ato që janë parashtruar në marrveshje, implementimin e drejtë të saj dhe me sukses të saj në çdo aspekt si një garant absolut sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ajo. Tribuna është e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim në kuadër të aktiviteteve të Shkollës për Demokraci dhe Lidership. Ky program nëpërmjet trajnimeve disamujore i tubon liderët e rinj të partive politike në Maqedoni është e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim; si dhe Fondacioni Ballkanik për Demokraci i Fondeve Marshall të SHBA-ve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *