Home / Sport / Elmedin Rexhepi përforcimi i parë i Shkëndijës

Elmedin Rexhepi përforcimi i parë i Shkëndijës

Mesfushroi ofenziv Elmedin Rexhepi është përforcimi i parë i Shkëndijës. Tani më ish-futbollisti i Teteksit arriti marëveshje me drejtuesit e skuadrës “kuq e zi”, dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e anëtarit të ri të Ligës së Parë. Ilir Elmazovski ka vazhduar bashkëpunimin me Shkëndijën, ndërsa së shpejti të njëjtën gjë pritet ta bëj edhe kapiteni Emrullahu.

Derisa në Maqedoni kampionati futbollistik ka përfunduar dhe futbollistët janë në pushim të merituar, aktivitetet e vetme dhe kryesore janë transferimet. Sigurisht që në këtë periudhë secila skuadër kërkon të rrëmbejë futbollistë cilësorë të cilët gjenden në treg, për të përforcuar ekipin, ndërsa në të njëjtën kohë edhe futbollistët janë në tentim të sigurimit të transferimeve në ndonjë ekip më cilësor, por edhe më stabil në planin finansiar. Shkëndija e Tetovës në këtë drejtim duket se është duke punuar me intenzitet të shtuar, me qëllim të përforcimit të ekipit, pasi pas rrikthimit në Ligën e Parë, tani kanë ambicie që të formojnë ekip i cili do të synonte të gjendet në kreun e tabelës.
“Jemi duke punuar në drejtim të sjelljes së përforcimeve, pasi ambiciet tona në sezonin e ardhshëm janë të mëdha. Jemi në bisedime me disa futbollistë nga vendi dhe shpresojmë që së shpejti të arrijmë marrëveshje. Emrat nuk mund t’i bëjmë publik, pasi besoni se këtu të shumtë janë ata që nuk hezitojnë të prishin punë. I tillë ishte rasti edhe me Betim Aliun, me të cilin u morëm vesh për të kaluar te ne, mirëpo për arsye të panjohura, ai nuk e mbajti fjalën”, – tha në fillim drejtori sportiv i Shkëndijës Besir Shaqiri, i cili më tej shtoi: “ Kemi arritur marëveshje me Elmedin Rexhepin, nga rradhët e Teteksit. Bëhet fjalë për futbolist cilësor, që pritet të ngrejë cilësinë në skuadër. Ne jemi në bisedime edhe me futbollistë nga jashtë, mirëpo ata do të sillen në varësi prej atyre që do të largohen. Prioritet i jonë është të mbajmë futbollistët që sezonin e kaluar bartën barën kryesore. Me disa kemi arritur marëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa një pjesë tjetër jemi shumë afër për një gjë të tillë. I tillë është rasti edhe me kapitenin Burhan Emrullahun, me të cilin ende bisedojmë, por shpresojmë se do të arrijmë marëveshje. Ne jemi optimistë se në fund gjithcka do të përfundojë mirë dhe futbollistët më të rëndësishëm do të mbeten në ekip. Sigurisht që më shumë do të mësohet ditët e ardhshme”, – përfundoi Shaqiri.
Shkëndija me përgatitjet për sezonin e ri do të startojë me 18 qershor, ndërsa deri atëher pritet të bëhen publike shumë gjëra rreth kësaj skuadre.

Cuculi dhe Emrullahu do të vazhdojnë në Shkëndijë
Kapiteni i Shkëndijës Burhan Emrullahu dhe mbrojtësi kërcovar Ardian Cuculi ende nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me ekipin “kuq e zi”, por që të dy paralajmërojnë se në qoftë se mbeten në Maqedoni, Shkëndija do të ketë përparësi:
“Kishim një takim me drejtuesit e Shkëndijës dhe duhet të ulemi edhe një herë ku do të përcaktojmë edhe disa detale rreth kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit. Kam disa oferta nga jashtë, por ende nuk behët fjalë për dicka konkrete. Megjithatë nëse mbetem në Maqedoni, kuptohet se Shkëndija do të ketë përparësi. Këtu në kampionatin tonë, kushtet që ofrojnë ekipet nuk kanë shumë dallim, prandaj është shumë normale që dëshira ime është të mbetem në Shkëndijë, kuptohet po e përsëris, në qoftë se nuk gjejë angazhim jashtë vendit”, – deklaroi Burhan Emrullahu, ndërsa Ardian Cuculi shtoi:” Kemi lënë gjithcka të hapur. Ka disa kombinime që karierën ta vazhdoj jashtë Maqedonisë, mirëpo në qoftë se kjo gjë nuk realizohet, atëherë mendoj se do të vazhdoj të mbajë fanellën e Shkëndijës, me të cilët deri tani jam shumë i kënaqur”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *