Home / Sport / EMRULLAHU KALON NË RENOVË

EMRULLAHU KALON NË RENOVË

Burhan Emërllahu është përforcimi i parë i Klubit të Futbollit Renova nga fshati Xhepçisht. Kampionët e Maqedonisë me sukses përfunduan negociatat me sulmuesin, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Kapiteni i deritashëm i Shkëndijës, Burhan Emërllahu ka nënshkruar marëveshje dy vjeçare me kampionët e Maqedonisë, Renovën. Edhe pse paralajmërohej se është shumë pranë vazhdimit të bashkëpunimit me “kuq e zinjtë”, ditëve të fundit bisedimet ngesën, ndërsa si pasojë erdhi transferimi në Renovë. Emërllahu sezonin e kaluar ishte udhëheqës i Shkëndijës drejt rrikthimit në Ligën e Parë, duke qenë golashënues më i mirë i ekipit.
“Renova plotësoi kushtet e kërkuara nga unë, kështu që kam nënshkruar marëveshje dy vjeçare. Shpresoj që në klubin e ri të kemë paraqitje të mira dhe të arrijmë sa më shumë suksese”, – ishte deklarata e parë e Emrullahut, si futbollist i Renovës.
Ky futbollist është përforcim i madh për Xhepçishtasit, të cilët shpresojnë shumë nga Emrullahu në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, si dhe në sezonin e ardhshëm, ku Renova do të tentojë të mbrojë titullin. Përveç ekipit të Shkëndijës, Emrullahu në Maqedoni ka luajtur edhe për skuadrën e Vardarit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *