Home / Sport / Ëndrra e Mesit: Ta ngre trofeun me Maradonën

Ëndrra e Mesit: Ta ngre trofeun me Maradonën

“Në fillim ishte e çuditshme ta kishe trajner, ishte diçka impresionuese, por të gjithë u ambientuam dhe kjo u kthye në normalitet. Me atë nuk kam asnjë problem, madje Maradona më ka qëndruar gjithnjë pranë, më ka dhënë besim dhe është e mrekullueshme të punosh me të”, – është shprehur Messi.

Janë të shumtë lojtarët që gjatë dy viteve të fundit janë krahasuar me Diego Maradonën, por vetëm Leo Mesi i është afruar realisht nivelit të “el Pibe de Oro”. Pikërisht për këtë motiv, shumë kanë folur për një rivalitet mes atyre të dyve, që në një farë mënyre e ka parë në disfavor fenomenin e Barcelonës, kur del në fushë i veshur me bluzën e Argjentinës. Për të përgënjeshtruar zëra të tillë, ka menduar vetë Mesi, i cili madje ka bërë elozhe për trajnerin e tij: “Në fillim ishte e çuditshme ta kishe trajner, ishte diçka impresionuese, por të gjithë u ambientuam dhe kjo u kthye në normalitet. Me atë nuk kam asnjë problem, madje Maradona më ka qëndruar gjithnjë pranë, më ka dhënë besim dhe është e mrekullueshme të punosh me të”. Po ashtu ka përgënjeshtruar edhe faktin se kur luan për Argjentinën, talenti i tij nuk bie në sy: “Nuk është e vërtetë. Më jep ‘karta biankën’, ashtu siç më ndodh te Barcelona. Ëndrra ime është të ngre Kupën e Botës me Diego Armando Maradonën në krahun tim”. Ndërkohë që dje, Argjentinës i është bërë një kontroll antidoping surprizë. Testit i janë nënshtruar 8 lojtarë: tre portierët Andujar, Pozo e Romero, mesfushorët Garse e Maksi Rodriguez dhe sulmuesit Milito, Aguero e Tevez. Sipas FIFA-s, kontrolle të tilla surprizë do të vazhdojnë gjatë gjithë kompeticionit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *