Home / Sport / Fakte interesante për futbollin

Fakte interesante për futbollin

Futbolli është njëra prej lojërave më të famshme në botë. Është sikurse feja, pasi prapa ka më shumë se një miliard adhurues. Por, pse të mos dimë disa fakte interesante për futbollin…

1.
Loja, e cila me emrin “soccer” njihet vetëm në Amerikën Veriore, ndërsa në tërë botën ajo ka një emër – “futboll”. Në Amerikë, loja e “ragbit” aktualisht njihet më emrin “futboll”, përderisa ka kontrast me definicionin e futbollit në të gjithë botën. Emri “soccer” është formë e shkurtuar e termit origjinal “association of football” (shoqatë e futbollit), që është shkartuar në ‘assoc’ dhe më vonë ka ardhur deri të termi që kemi sot. Loja që luhet në shumicën e vendeve dhe adhurohet pa masë, futbolli, sot konsiderohet si fe, ndërkaq lojtarët si Perëndi!

2.
A e keni ditur se romakët kanë luajtur futboll? Romakët e kanë quajtur lojën “harpastum” nga e cila vjen edhe futbolli i kohës moderne. Në fillim të lojës së futbollit referat kanë përdorur shamia për të kontrolluar lojtarët. Filikaçat janë paraqitur në fushën e futbollit në vitin 1878. Pa dyshim ky sport është i popullarizuar më së shumti në Evropë dhe Amerikën Jugore, mirëpo origjina e tij vjen 2000 vite më parë dhe është nga Kina. Në shekullin 14 në Angli loja ishte ndaluar për shkak se ishte bërë shumë e dhunshme, mirëpo për ironi loja e parë e futbollit profesionist është luajtur në Derby të Anglisë. Futbolli u bë sport olimpik në vitin 1908.

3.
Fusha e futbollit është e gjatë 80 deri në 110 metra dhe e gjerë 31 deri në 80 metra. Një lojtar i vetëm për 90 minuta mund të vrapojë deri në 10 km. Perimetri i topit është afërsisht 71 cm. Për topin është interesant një fakt, që realisht askush s’e ka ditur deri tani, sepse ai është prodhuar së pari në Pakistan. Kampionati botëror mbahet në vende të ndryshme për çdo katër vjet, e që është ngjarja më e rëndësishme e futbollit. Kampionati i parë është mbajtur në vitin 1930, që është fituar nga mikpritësi i kampionatit, Uruguai. Të pranishëm në finale ishin 300 spektatorë. Meksika është i vetmi vend që ka organizuar Botërorin dy herë. Brazili ka fituar pesë herë Botërorin, përderisa Argjentina dy herë. Një fakt tjetër interesant është se vendet evropiane nuk kanë marrë pjesë vetëm dy herë në finale të Botërorit, në vitin 1930 dhe 1950.

4.
India është larguar nga Botërori i vitit 1950, sepse lojtarëve të tyre nuk u lejohet të luajnë me këpucë. Në Botërorin e vitit 1950, finalja në mes të Uruguait dhe Brazilit në stadiumin “Maracana” shënoi numrin më të madh të shikuesve, 199 854! Nga viti 1962 deri në vitin 1996, Botërori është fituar kryesisht nga amerikano-jugorët dhe evropianët. Lojtari i parë në botë që është ndëshkuar me karton të kuq është lojtari i Kilit, Carlos Caszely gjatë Botërorit të vitit 1974. Ylli i Kombëtares së Brazilit, Ronaldo, është lojtari që ka shënuar më shumti gola në këtë garë në vitin 2006, duke kaluar legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller. Ai ishte shpallur lojtari më i mirë i Botërorit të vitit 1998, pavarësisht që skuadra e tij ishte mposhtur nga Franca. Portieri i përfaqësueses së Gjermanisë, Oliver Kahn, bëhet portieri i parë që shpallet lojtari më i mirë në Botërorin e vitit 2002. Botërori për femra është mbajtur në vitin 1999, të cilin e fitoi Amerika. Mia Hammn ishte futbollistja më e suksesshme, e cila vinte nga ekipi i Universitetit të Karolinës Veriore. Mia përpos Botërorit me SHBA-në ka fituar edhe medaljen e artë olimpike.

5.
Lojtarët trajtohen si të famshëm gjatë gjithë jetës së tyre. Ata/ato kanë fat pasi që përballen me dashurinë dhe adhurimin e pashoq të adhuruesve. Paratë që paguhen për ta, sidomos në “futbollin profesionist” tregojnë më së miri famën e tyre. Këta lojtarë mund të bëhen miliarderë për shkak të aftësive të tyre profesionale. Lojtarët profesionistë si; David Beckham (Angli), Cristiano Ronaldo (Portugali), Kaka, Ronaldinho, Ronaldo (Brazil) janë lojtarët më të paguar në botë. Për David Beckham thuhet se është futbollisti që fiton më së shumti në botë, rreth 50 milionë dollarë në vit.

Disa fakte të tjera për futbollin

* Transmetimi i parë i një ndeshjeje futbolli u bë në vitin 1937. Ishte një lojë miqësore e Arsenalit që luhej në stadiumin “Highbury”.
*Gjatë një ndeshjeje në Paraguai, në mes të Sportivo Ameliano dhe General Caballero, u ndanë 20 kartonë të kuq.
*Norman Whiteside ishte lojtari që u paraqit më së shumti për një kombëtare. Ai theu rekordin e Peles, duke luajtur për 17 vjet dhe 47 ditë për kombëtaren e tij.
*Portieri i Rotherham United, Arthur Wharton, i lindur në Ganë, ishte lojtari i parë profesionist në botë me ngjyrë. Ai u paraqit në port në vitin 1889.
*Lojtari liberian, George Weah pagoi ndërresat e skuadrës së tij me paratë e veta vetëm që skuadra e tij të paraqitet në Kupën e Afrikës në vitin 1996.
*Lojtari nigerian i Chelsea, Celestine Babayaro, lëndoi këmbën e tij gjatë një loje përgatitore, përderisa Luigi Riva, lojtar i Kombëtares italiane, theu dorën pasi goditi fuqishëm një spektator.
*Në vitin 1978, trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte larguar nga loja për shkak se kishte fyer një zonjë.
*Sulmuesi italian Giuseppe Meazza’s “luajti me brekë”, përderisa goditi penalltinë në brekë në gjysmëfinale të Botërorit 1938.
*Michael Laudrup ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës kur ata fituan kundër Real Madridit 5 me 0. Ai ishte pjesë e Real Madridit kur ekipi e kishte mposhtur Barcelonën me rezultat të njëjtë, pra 5 me 0.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *