Home / Lajme / Rajon / Fatmir Sejdiu ka paraqitur pasuri prej 98.000 eurove, ndërsa Hashim Thaçi – 1.491.000 eurove

Fatmir Sejdiu ka paraqitur pasuri prej 98.000 eurove, ndërsa Hashim Thaçi – 1.491.000 eurove

2 qershor
Më i kujdesshëm është treguar kryeministri Hashim Thaçi, ai ka plotësuar çdo gjë që i është kërkuar, përfshirë edhe borxhet bankare.
Në bazë të këtyre të dhënave, pasuria e kreut të ekzekutivit është 1 milion e 491 mijë e 614 euro, plus 100 mijë euro kredi

Më shumë se 1 mijë e 500 zyrtarë të lartë në Kosovë kanë deklaruar prejardhjen e pasurisë së tyre. Ndërsa 70 të tjerë nuk e kanë bërë këtë gjë, me gjithë obligimet ligjore, transmetojnë mediat kosovare.

Ndërsa Behgjet Pacolli refuzon që t’i publikohet pasuria.

Formulari 10-faqesh i Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarimin e prejardhjes së pasurisë të zyrtarëve të lartë kosovarë, mbase i është dukur i gjatë presidentit Fatmir Sejdiu.

Pos të dhënave për postin të cilin mban dhe disa pjesë të tjera, i pari i vendit nuk është lodhur për të plotësuar gjithë formularin dhe pjesët të cilat kërkohen të plotësohen.

E megjithëkëtë, 98 mijë e 210 euro janë paratë që presidenti ka vendosur t’i ruajë në dy banka komerciale, bëjnë të ditur mediat kosovare. Ai nuk ka treguar se sa rrogë merr. Gjithashtu ai nuk ka vendosur çmim për shtëpitë, për të cilat ka thënë se i ndan me vëllezërit. Në këtë formular, pos gruas së papunë, askund nuk figurojnë të ardhurat e fëmijëve të presidentit.

Më i kujdesshëm është treguar kryeministri Hashim Thaçi, ai ka plotësuar çdo gjë që i është kërkuar, përfshirë edhe borxhet bankare.

Në bazë të këtyre të dhënave, pasuria e kreut të ekzekutivit është 1 milion e 491 mijë e 614 euro, plus 100 mijë euro kredi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar pasurinë e cila kap shifrën e 1 milion e 61 e 880 euro. Pasuria e Ministri të Transportit Fatmir Limaj është vlerësuar 973 mijë e 268 euro, plus 40 mijë euro kredi bankare.

Ministri kosovar i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pasuria e tij shkon deri në 460 mijë e 877 euro. Ndërsa Ahmet Shala, ministër i Financave, ka pasuri 664 mijë e 452.9 euro.

341 mijë euro është pasuria e deklaruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Në raportin e AKK-së, 70 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, megjithëse një gjë e tillë kërkohet me ligj. Numri i atyre që e kanë publikuar pasurinë është 1 mijë e 560 zyrtarë.

Ndërkaq, ka të atillë që kanë deklaruar pasurinë e tyre (4 raste), por nuk e kanë mbushur formularin në tërësi, apo edhe një rast kur zyrtari ka deklaruar pasurinë, por ka kërkuar që ajo të mos publikohet që, sipas AKK-së, është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, që ka kërkuar një gjë të tillë.

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve ka qenë i paraparë deri më 31 mars të këtij viti në përputhje me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *