Home / Lajme / Maqedoni / Fëmijët pastrojnë parkun e qytetit

Fëmijët pastrojnë parkun e qytetit

3 qershor-
“Ky park kërkon një vëmendje dhe përkujdesje të veçantë pasi që është në qendër të qytetit, është i vetmi në qytet, ndërsa qarkullimi i popullatës është mëse evident.
Projekti është përkrahur nga komuna e Tetovës të cilën e falënderojmë për kontributin e dhënë në sferën e ambientit jetësor”, tha Vesa Palloshi.

Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, shoqata ekologjike” Eko “organizoi aksion për pastrimin e parkut të qytetit, në bashkëpunim me komunën e Tetovës.

Sipas Vesa Palloshit nga shoqata Eko, këtë vit aksionit të Ditës Botërore të mjedisit, iu bashkangjiten Eko –klubet e shkollave fillore pranë shoqatës së ekologjistëve EKO-Tetovë, që ndërmori iniciativë për pastrim të pjesërishëm të parkyt të Xhamisë së Larme.

“Ky park kërkon një vëmendje dhe përkujdesje të veçantë pasi që është në qendër të qytetit, është i vetmi në qytet, ndërsa qarkullimi i popullatës është mëse evident.
Projekti është përkrahur nga komuna e Tetovës të cilën e falënderojmë për kontributin e dhënë në sferën e ambientit jetësor”, tha Vesa Palloshi.

Sipas saj, në këtë kohë “jemi dëshmitarë të katastrofave natyrore që po ndodhin anembanë botës, rreshjet e mëdha që shkaktojnë rrënim të dheut me prishje të balansit natyror, rritjes së nivelit të ujrave, temperaturave, ndotje të ujit, ajrit dhe tokës që fatkeqësisht e përfshinë edhe shtetin e Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i këtij aksioni është që të inicojmë kontributin njerëzor ndaj natyrës për mjedis më të pastër dhe të shëndoshë”, tha ajo.

Këtë aksion e ka përshëndetur edhe Iljaz Halimi, nga komuna e Tetovës i cili dërgoi mesazh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm me ruajtjen e natyrës dhe atë mesazh t`ua përcjellin edhe më të moshuarve.Ndërkohë që fëmijët të cilët kanë marrë pjesë në pastrimin e parkut të qytetit, kanë dhënë një mesazh të përbashkët për ruajtjen e ambientin. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *