Home / Lajme / Maqedoni / Festa e muzikës në Tetovë

Festa e muzikës në Tetovë

18 qershor-
rejtori i Aleancës Franceze në Tetovë, Paul Chambry tha se 21 qershori është dita e muzikës dhe tradicionalisht mbahet në gjithë botën, ndërsa në Francë që nga vitete e 80-ta. Sipas tij, të hënën në orët e pas ditës në këto dy rrugë të qytetit të Tetovës, grupe profesionale dhe amatore muzikore nga vendi dhe jashtë, do të performojnë në rrugët e Tetovës për të kënduar live muzikë rock.

Aleanca Franceze në Tetovë në bashkëpunim me organizatën Loja, më 21 qershor, do të organizojë “Festën Muzikore”, e cila do të mbahet nga ora 17.00 deri ora 20.30 në dy rrugë të Tetovës edhe atë, në rrugën “Jane Sandanski” dhe rrugën afër qendrës për kulturë.Drejtori i Aleancës Franceze në Tetovë, Paul Chambry tha se 21 qershori është dita e muzikës dhe tradicionalisht mbahet në gjithë botën, ndërsa në Francë që nga vitete e 80-ta. Sipas tij, të hënën në orët e pas ditës në këto dy rrugë të qytetit të Tetovës, grupe profesionale dhe amatore muzikore nga vendi dhe jashtë, do të performojnë në rrugët e Tetovës për të kënduar live muzikë rock.
Festa e muzikës apo “Fete de la Musique”. Përfaqësues të organizatës për bashkëpunim Loja, kanë bërë të ditur se në këtë eveniment muzikor do të marrin pjesë edhe dy grupe, një nga Kosova dhe një nga Maqedonia. Organizatorët e kësaj feste kanë ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij evenimenti, i cili nuk është hera e parë që organizohet në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *