Home / Sport / Fetel fiton në Valencia

Fetel fiton në Valencia

Ngasësi gjerman i Red Bulit, Sebastien Fetel ka treguar formë shumë të mirë përgjatë tërë fundjavës duke qenë ndër tre të parët në stërvitje të premten, duke fituar pol pozicion të shtunën dhe duke udhëhequr që nga kthesa e parë e garës e deri në fund të garës për Shpërblimin e Madh të Evropës që u zhvillua të dielën.

Gara për Shpërblimin e Madh të Evropës e zhvilluar në qytetin spanjoll Valencia ishte një prej garave më të mira dhe më kundërthënëse të këtij sezoni.

Në start Fetel e ruajti pol pozicionin por Mark Veber, kolegu i tij i ekipi që nisej i dyti, humbni jo më pak se shtatë vende dhe kjo bëri që Fetel në rrathët e parë të udhëhqite para Luis Hemiltonit të MekLarenit dhe Fernando Alonsos së Ferrarit.

Tre të parët dukeshim shumë komod në pozitat e tyre, mirëpo, një incident i rëndë midis Veberit dhe ngasësit të Lotusit, Haiki Kovalainen në shteg solli automobilin e sigurisë, në rrethin e dhjetë.

Në hyrje të automobilit të sigurisë në shteg Luis Hemilton shkeli rregullat duke e tejkaluar atë dhe duke “fituar” edhe një rreth të shpejtë që atë e mbsjti në pozitën e dytë.

Ngasësit tjerë që mbetën prapa automobilit të sigurisë humbën shumë kohë dhe kjo bëri që Fetel e Hemilton të shkëputen në dy pozitat e para. Hemilton më pas u dënua me një kalim nëpër pit-stop mirëpo, ky vendin nuk e ndryshoi fare renditjen në garë meqë ai e matji pozitën e dytë para kolegut të ekipit Xhenson Baton, kurse Alonso kishte humbur pesë pozita pas pit-stopit të bërë gjatë kohës kur automobili i sigurisë ishte në shteg.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *