Home / Sport / Formula 1, Meklareni dominon në Kanada

Formula 1, Meklareni dominon në Kanada

Makinat Meklaren kanë qenë të papërmbajtshme në pistën e Montrealit. Ljuis Hamilton dhe Xhenson Baton arrijnë suksesin e dytë radhazi.

Gara e sotme u kushtëzua nga ndalesa të shumta në bokse, për shkak të konsumimit të shumtë të gomave. Falë strategjisë së përkryer, sukderia britanike ia doli të ngjisë në podium të dyja makinat (Hamilton i pari dhe Baton i dyti), për të dytën herë radhazi.

Menjëherë më pas u rendit Fernando Alonso me Ferrari dhe dyshja e Red Bullit, Sebastian Vetel dhe Mark Veber. Vendi i gjashtë i takoi Mercedesit të Niko Rosberg, i cili u rendit para Kubicës me Reno dhe Sebastian Buemi me Toro Roso. Dhjetëshen e parë e mbyllin dy makinat Force India, përkatësisht Liuci dhe Sutil.

Shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker, e përfundoi garën e Kanadasë në vendin e 11-të, ndërkohë që paraqitja e Felipe Masës ka qenë një dështim total. Braziliani i Ferrarit nuk shkoi më tepër se vendi i 15-të. Pas garës së tetë kryeson Ljuis Hamilton me 109 pikë, i ndjekur nga Xhenson Baton me tre pikë më pak. Gara e radhës e botërorit të Formula 1 do të zhvillohet në pistën e Valencias pas dy javësh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *