Home / Sport / Francë-Meksikë, fitorja është detyrim

Francë-Meksikë, fitorja është detyrim

Sot në mbrëmje mbyllet raundi i dytë i ndeshjeve në grupin A. Franca dhe Meksika luajnë përballjen vendimtare për fatet e kualifikimit.

Të dy ekipet kanë barazuar në ndeshjet e para, përkatësisht Franca me Uruguajin 0-0 dhe Meksika 1-1 me Afrikën e Jugut. Fitorja 3-0 e uruguajanëve dje përballë vendit mikpritës e ka bërë të domosdoshme tripikëshin në sfidën e sotme, si për trikolorët, ashtu edhe për meksikanët.

Situata në mjedisin francez nuk është aspak te qetë. “Senatorët” e skuadrës kanë vendosur të “heqin” Gurkufin nga formacioni i parë dhe në vend të tij me shumë mundësi do të luajë Maluda që nga fillimi. Në sulm do të aktivizohet dyshja Henri-Anelka. Kurse tek Meksika gjithçka shkon mirë dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Agirre. Ky i fundit mendohet të hedhë në fushë 11-shen e sfidës së parë.

Ndërkohë, në orën 16:00, Greqia dhe Nigeria gjejnë njëra-tjetrën në “Free State Stadium” të Blomfonteinit, në sfidën e dytë të grupit B. Të dy përfaqësueset i kanë humbur sfidat e para (përkatësisht 2-0 përballë Koresë së Jugut dhe 1-0 me Argjentinën) dhe sot do synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Francë – Meksikë, formacionet e mundshme:

Franca (4-4-2): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra; Ribery, Toulalan, Diaby, Malouda; Henry, Anelka. Trajner: Domenech

Mesika (4-3-3): Perez; Aguilar, Rodriguez, Osorio, Salcido; Juarez, Marquez, Torrado; Vela, Franco, Dos Santos. Trajner: Aguirre

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *