Home / Sport / Francë-Uruguaj, barazim pa asnjë emocion

Francë-Uruguaj, barazim pa asnjë emocion

Asnjë gol, fare pak emocione në ndeshjen e dytë të Botërorit jugafrikan mes Francës dhe Uruguajit.

Përballja e dytë e grupit A regjistroi një rezultat të bardhë 0-0, që duket se favorizon më tepër Uruguajin.

Franca e kontrolloi më tepër topin në pjesën e parë, por pa e kapërcyer dot mediokritetin që mbizotëroi gjithë 90 minutat e takimit.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, deri në minutën e 80-të kur uruguajanët mbeten me dhjetë lojtarë, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Lodeiro Benitezit. Govoi shpërdoroi rastin më të mirë për Francën, ndërsa Uruguaji si rastin më të mirë shënon atë të Diego Forlanit.

Pas këtij barazimi, skuadrat e grupit A marrin të gjitha nga një pikë, pasi edhe ndeshja e hapjes mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës përfundoi në barazim, 1-1.

URUGUAJ-FRANCË 0-0

Uruguaj (4-4-2): Muslera; Victorino, Lugano, Godin, Pereira; Maxi Pereira, Diego Perez (43′ pII Eguren), Arevalo, Nacho Gonzalez (18′ pII Lodeiro Benitez); Forlan, Suarez (28′ pII Abreu).

Në stol: Castillo, Silva, Fucile, Gargano, Cavani, Scotti, A. Fernandez, B. Fernandez, Caceres.

Trajner: Tabarez.

Franca (4-3-2-1): Lloris; Evra, Abidal, Gallas, Sagna; Diaby, Toulalan, Gourcuff (30′ pII Malouda); Ribery, Govou (40′ pII Gignac); Anelka (27′ pII Henry).

Në stol: Mandanda, Carrasso, Reivellere, Planus, Cissé, Squillaci, Diarra, Valbuena, Clichy.

Trajner: Domenech

Të verdhë: Evra, Ribery, Toulalan (F), Victorino, Lugano (U)

Të kuq: Lodeiro Benitez (U), pas dy të verdhëve

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *