Home / Sport / French Open, Stosur-Skiavone finalja e femrave

French Open, Stosur-Skiavone finalja e femrave

Titulli i garës së femrave në turneun e tenisit “Roland Garo” do të diskutohet mes australianes Samanta Stosur dhe italianes Françeska Skiavone.

26-vjeçarja australiane, e cila më parë kishte nxjerrë nga gara Xhastin Henin dhe Serena Uilliamsin, siguroi biletën e finales, pasi mposhti në gjysmëfinale serben Jelena Jankoviç. Stosur nuk e pati aspak të vështirë përballë Jankoviçit, duke e mbyllur ndeshjen brenda një ore në dy sete: 6-1, 6-2.

Finalistja tjetër, Françeska Skiavone, është e para italiane që siguron finalen e një “Grand Slemi”. Ajo përfitoi nga tërheqja e ruses Elena Dementieva pas një dëmtimi në setin e dytë të gjysmëfinales, pasi kishte fituar të parin me rezultatin 7-6. Finalja e femrave në turneun e Parisit do të luhet ditën e shtunë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *