Home / Sport / Gafa e portierit algjerian i jep fitoren Sllovenisë

Gafa e portierit algjerian i jep fitoren Sllovenisë

Gabimi trashanik i portierit të Algjerisë i ka dhuruar tri pikë ekipit nga Ballkani, që tashmë e sheh veten në krye të grupit C.

Para fillimit të botërorit shumë portierë vunë në dukje defektet e topit “Jabulani”, që sipas tyre është i vështirë për t’u kontrolluar. Vetëm tre ditë kanë mjaftuar për të vërtetuar se kritikat nuk janë të pabaza. Robert Grin i hoqi fitoren nga duart Anglisë në sfidën me SHBA-në, pas një gafe në (mos)kontrollin e topit.

Të njëjtin gabim bëri sot edhe “gardiani” i katërkëndëshit të Algjerisë, Fauzi Çauçi. 11 minuta para fundit portieri nuk arriti të kontrollojë një gjuajtje të lehtë nga jashtë zone të kapitenit slloven, Koren. Momenti i kthesës në këtë takim ishte dalja me të kuq e sulmuesit algjerian të Sienës, Gezal.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *