Home / Sport / Gafa, shtypi anglez kritikon Grin dhe Kapelon

Gafa, shtypi anglez kritikon Grin dhe Kapelon

Një shi kritikash në drejtim të Robert Grin dhe Fabio Kapelos kanë ardhur sot nga shtypi britanik, pas gafës së portierit në sfidën përballë SHBA-së.

Na ishte një herë “katastrofa” Dejvid Xhejms, kurse prej mbrëmjes së djeshme, është “katastrofa” Robert Grin. Gabimi foshnjarak i portierit anglez ndëshkoi kombëtaren e Fabio Kapelos në ndeshjen e parë të botërorit përballë kombëtares amerikane. As tekniku italian nuk i ka shpëtuar sulmeve të shtypit.

Në fakt, ishte parashikuar që në portë të aktivizohej Xhejms, por në momentin e fundit “don Fabio” ndërroi mendje. “Mail on Sunday” e shtron problemin në formë pyetjeje: “Pse dreqin Kapelo vendosi të luajë me Grin, pas pasigurive të këtij të fundit në ndeshjen me Meksikën?” “Sunday Mirror” e konsideron gafën më të madhe të portierëve anglezë, kurse “News of the World” thekson se tashmë në Angli nuk do të kujtohet më “dora e Zotit” e Maradonës, por “dora e budallait”.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *