Home / Sport / Gafat e gjyqtarëve, Blater kërkon falje

Gafat e gjyqtarëve, Blater kërkon falje

Pas gabimeve të gjyqtarëve në ndeshjet e kampionatit botëror, numri një i FIFA-s ka bërë të ditur se do të rishikohet rregullorja lidhur me përdorimin e teknologjisë në futboll.

Blater i kërkoi falje Anglisë dhe Meksikës për “gabimet e dukshme” të gjyqtarëve, të cilat ndëshkuan dy ekipet në faznë e 1/8-ave përkatësisht kundër Gjermanisë dhe Argjentinës. Ai shtoi se deri në këtë moment gjyqtarët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, duke ndikuar në rezultatet e ndeshjeve.

“Është e qartë që pas rasteve në botëror, nuk ka kuptim të mos e hapim edhe një herë çështjen e përdorimit të teknologjisë, veçanërisht në vijën e portës”, pohoi shefi i futbollit botëror në një takim me mediat në Johanesburg. Sipas tij, ndryshimet në rregullore lidhur me përdorimin e teknologjisë do të diskutohen në mbledhjen e Bordit Ndërkombëtar të FIFA-s në Kardif të Anglisë në muajin korrik.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *