Home / Lajme / Maqedoni / Gajre:Zbulohet busti i Shaip Kamberit

Gajre:Zbulohet busti i Shaip Kamberit

14 qershor-
Shaip Kamberi ka lindur në Tetovë, në vitin 1910 ku ka kryer edhe shkollimin fillorë dhe medresenë, e që më vonë të niset për në Beograd për të studjuar drejtësinë. Megjithatë ai qsyh si i ri do të kuptojë situatën në të cilën ndodhej populli dhe më pas do të punojë me përkushtim për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve por veprimtaria e tij kishte rënë në sy të komunistëve të cilët e dënojnë dhe e ekzekutojnë ndërsa trupi i tij i pajetë ende sot e kësaj e dite nuk dihet

Të dielën në fshatin malor Gajre të Tetovës me një ceremoni solemne është shpalosur busti i veprimtarit të çështjes shqiptare në këtë rajion Shaip Kamberi.
Kamberi gjith jetën e tij ia ka kushtuar atdheut të tij dhe kauzës kombëtare, por dora e zezë e zhduk pa nam e nishan ndrësa dhe sot e kësaj dite nuk i dihet edhe varri.Kamberi poashtu ka qenë edhe kryetari i parë i prefekturës së Tetovës.Pasardhësit e Kamberit ndjehen krenar që sot po zbulohet busti i tij sepse sipas tyre kjo është vetëm një simbolikë e vogël karshi veprës së tij madhore.”Figura e Shaip Kamberit për fshatin Gajre paraqet një simbol të qëndresës kombëtare të sakrificës kombëtare për realizimin e idealeve shekullore. Shaip Kamberi ishte një figurë që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe më në fund nga sllavo-komunistët i shqiptohet dënimi me vdekje. Ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk e dijmë se ku gjendet varri i tij.Ne të gjithë banorët e fshatit Gajre por edhe tetovarët, e gjithë kombi mund të krenohemi me një figurë të lartë kombëtare që edhe jetën ia fail çështjes kombëtare” tha Nervet Ismani , anëtarë i këshillit nismëtarë për vendosjen e bustit të Shaip Kamberit. Profesor Abedin Kamberi familjar i Shaip Kamberit tha se për familjen tonë por edhe për gjithë popullatën shqiptare, për tëgjithë trevat shqiptare është një krenari e veçantë pasi që Shaipi ka qenë një figurë me vlera dhe dimenzione të gjëra kombëtare.Shaip Kamberi ka lindur në Tetovë, në vitin 1910 ku ka kryer edhe shkollimin fillorë dhe medresenë, e që më vonë të niset për në Beograd për të studjuar drejtësinë. Megjithatë ai qsyh si i ri do të kuptojë situatën në të cilën ndodhej populli dhe më pas do të punojë me përkushtim për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve por veprimtaria e tij kishte rënë në sy të komunistëve të cilët e dënojnë dhe e ekzekutojnë ndërsa trupi i tij i pajetë ende sot e kësaj e dite nuk dihet. Nxënësit e fshatit Gajre më pas kishin organizuar edhe një program të pasur me poezi kushtuar Shaip Kamberit dhe figurave tjera kombëtare.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *