Home / Sport / Ganë – Australi, barazimi që nuk kënaq askënd

Ganë – Australi, barazimi që nuk kënaq askënd

Nuk ka shkuar më tepër se barazimi 1-1 sfida mes Ganës dhe Australisë e vlefshme për grupin B, rezultat që nuk kënaq asnjërin prej ekipeve.

Fitorja në përballjen e sotme do të thoshte kualifikim pothuajse i sigurt për përfaqësuesen nga Afrika. Por Australia rezultoi pengesë e pakalueshme, megjithëse luajti për gati 70 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Herri Kjuell.

Ky i fundit ishte shkaktari i penalltisë që u dha barazimin ganezëve (përsëri me Gian Asamoah), duke e bërë të pavlefshëm golin e Holmanit në minutën e 11-të. Mesfushori australian përfitoi nga një gafë e portierit Kingson, të cilit i shpëtoi topi nga duart, për të kaluar përkohësisht në epërsi skuadrën e drejtuar nga hollandezi Pim Verbek.

Pas raundit të dytë të ndeshjeve në grupin D, kryeson Gana me katër pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Serbia me nga tre. Australia mban vendin e fundit me vetëm një pikë dhe ndeshjen e fundit do ta luajë përballë serbëve. Kurse Gjermaniadhe Gana do të përballen mes tyre.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *