Home / Lajme / Maqedoni / Gara në futboll dhe atletikë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Gara në futboll dhe atletikë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

2 qershor-
Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2009-2010, Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës do të organizojë gara në futboll të vogël dhe atletikë-vrapim me nxënës të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës.
Garat do të hapen solemnisht më 7 qershor në orën 9:00 në terrenin e shkollës fillore “Naim Frashëri” ku do të marrin pjesë ekipe nga dymbëdhjetë shkolla fillore. Të njëjtën ditë në orën 16 parashihet të zhvillohet finalja në futboll.
Ndërkaq, garat në atletikë do të zhvillohen më 10 qershor dhe atë me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave fillore dhe atyre të mesme të Tetovës. Çdo shkollë do të prezantohet me nga 5 nxënës në kategoritë e meshkujve dhe femrave. Në orën 11.00 bëhet paraqitja e garuesve para hotelit “Lirak” në qendër të Tetovës.

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në bazë të programës së komunës së Tetovës janë paraparë të mbahen një sërë aktivitete sportive në qytetin e Tetovës. Me këtë rast udhëheqësi i sektorit për veprimtari botore Iljaz Halimi, tha se garat do të mbahen në futboll të vogël dhe në atletikë.

Sipas tij, garat në futboll të vogël do të fillojnë më 7 qershor, në shkollën fillore Naim Frashëri, ndrësa do të marrin pjesë 12 ekipe nga 12 shkolla fillore. Të nesërmen do të luhet ndeshjet e gjysëmfinales dhe finales.

Ndërkaq më 9 qershor në shkollën tekstike do të mbahen garat ne futboll të vogël për nxënësit e shkollave të mesme, kurse për fituesit janë paraparë edhe shpërblime.Ai ka apeluar deri tek qytetarët që nga ora 11.00 deri në orën 14.00 në këtë rrugë të mos parkohen vetura për shkak të mbarrëvajtjes së garave. Ndërkaq, sekretari i klubit të atletikës “Studenti”, nga Tetova, Shaban Sinani, tha se minimumi i nxënësve që do të marrin pjesë në këto gara do të jetë nga 5 nxënës për çdo disiplinë prej secilës shkollë.

”Në ora 11.00 bëhet paraqitja e garuesve në sheshin e Tetovës, në orën 12.00 startohet me gara për femrat e shkollave fillore në 300 metra, në orën 12.00 garojnë meshkujt e shkollave fillore në 500 metra, ndërsa në orën 12.40 garojnë femrat e shkollave të mesme në 800 metra dhe në orën 13.00 garojnë meshkujt e shkollave të mesme në 1000 metra”, tha Sinani.

Këto gara do të zhvillohen në rrugën kryesore duke filluar nga hotel Liraku e deri te semaforët tek tregu i qytetit. Kjo rrugë gjatë kësaj kohe do të mbyllet për qarkullimine automjeteve, bënë të ditur organizatorët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *