Home / Sport / Gjermanët dhe gjyqtari ‘përzënë’ ‘luanët’ nga Afrika

Gjermanët dhe gjyqtari ‘përzënë’ ‘luanët’ nga Afrika

“Luanët” jashtë afrikës. Ky është verdikti i fushës së lojës pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në superpërballjen mes Gjermanisë dhe Anglisë: 4-1.

Bye bye Anglia! Ëndrra e “3 luanëve” për të ngritur trofeun e shumëdëshiruar merr fund këtu. Me një poker spektakolar Gjermania ka eliminuar kombëtaren e Fabio Kapelos, duke siguruar biletën e çerekfinales.
Serinë e gjatë të golave e hapi Mirosllav Klose në minutën e 20-të, pasi përfitoi nga hutimi i mbrojtjes angleze. Minutat kalojnë dhe prapavija e “Don Fabios” vazhdon të “futë ujë”. Në të 32-tën Lukas Podolski mposhti për të dytën herë portierin Dejvid Xhejms, por vetëm pesë minuta më pas mbrojtësi Apson përfitoi nga dalja e gabuar e “gardianit” gjerman Manuel Nojer, duke shkurtuar diferencën.

Vetëm një minutë më pas anësori uruguajan bëhet protagonist negativ i ndeshjes, duke mos akorduar një gol mëse të rregullt në portën e Gjermanisë, pas gjuajtjes së Frenk Lampardit. Topi i goditur nga mesfushori u përplas në tranversë dhe përfundoi dukshëm brenda vijës fatale, por për çudinë e të gjithëve, as anësori dhe as kryesori nuk e panë.

Në pjesën e dytë është radha e të riut Tomas Myler, që fundos Anglinë brenda tre minutash. Në të 67-tën sulmuesi bavarez tundi rrjetën gjermane për të tretën herë, kurse tre minuta më pas vulosi rezultatin përfundimtar. Kështu, pas Francës dhe Italisë, një tjetër emër i madh i jep lamtumirën botërorit. Anglia kthehet në shtëpi dhe duhet të provojë sërish pas katër vitesh të fitojë titullin që mungon prej 44 vitesh.

Gjermani 4 – 1 Angli (Klose 20′, Podolski 32′, Myler 67′, 70′ / Apson 37′)

GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer 6; Lahm 6,5, Mertesacker 6, Friedrich 7, J.Boateng 6; Khedira 6, Schweinsteiger 6,5; Mueller 7,5 (62′ Trochowski 6), Ozil 7 (82′ Kiessling), Podolski 7; Klose 7 (62′ Gomez 6). (Wiese, Butt, Jansen, Aogo, Tasci, Badstuber, Kroos, Cacau, Marin). Trajner: Loew

ANGLIA (4-4-2): James 6; G.Johnson 5,5 (86′ Wright-Phillips), Terry 4,5, Upson 4, A.Cole 5,5; Milner 6 (64′ J.Cole 5,5), Barry 5, Lampard 7, Gerrard 6; Rooney 5, Defoe 5,5 (70′ Heskey 5,5). (Green, Hart, Dawson, Lennon, Crouch, Warnock, Carragher, King, Carrick). Trajner: Capello

Gjyqtar: Larrionda (Uruguaj)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *