Home / Sport / Gjermania kërkon lavdinë ndaj ‘Luanëve’ të Kapelos

Gjermania kërkon lavdinë ndaj ‘Luanëve’ të Kapelos

“Për fat të mirë, i kemi të gjithë lojtarët pa probleme”, tha duke qeshur trajneri Joakim Lëv në prag të sfidës ndaj “Tre Luanëve”.

Bastian Shvajnsta jger dhe Zherom Boateng janë rikthyer të stërviten rregullisht me grupin, ndërsa sulmuesi Kakau do të qëndrojë jashtë. Është kjo situata në kampin gjerman në prag të sfidës së sotme ndaj Anglisë, pa më të voglin dyshim më e forta e kësaj faze. “Për fat të mirë, i kemi të gjithë lojtarët pa probleme”, tha duke qeshur trajneri Joakim Lëv në prag të sfidës ndaj “Tre Luanëve”. Problemi më i fundit për 3 herë kampionët e botës lidhet me sulmuesin Kakau, i cili pësoi një tërheqje të vogël në stërvitjen e së premtes dhe nuk mund të luajë për takimin e sotëm. “Ky dëmtim nuk e lejon sulmuesin të luajë ndaj Anglisë, – bëri të ditur menaxheri i kombëtares Oliver Bierhof. – Tani po punojmë ta kemi të gatshëm për ndeshjen çerekfinale, sepse jam i sigurt që do të kalojmë”, shtoi ai. Ndërkohë, shpresat e Gjermanisë tani janë të varura tërësisht te dyshja Klose-Podolski, që në ndeshjen e parë ndaj Australisë treguan se mund të funksionojnë shumë mirë bashkë. Pavarësisht se përballë është një ekip i frikshëm, Lëv beson se Gjermania mund të kalojë për më tej. “Jemi në gjendje t’i mundim, – deklaroi ai për mediat gjermane. – Si në çdo ndeshje të madhe, do të zbresim në fushë pa frikë, por me kurajo”.
Dështon
konferenca
Gjermania dje nuk mundi të stërvitej dot në stadiumin e Blumfonteinit, por në kampusin universitar të qytetit. Shkak për këtë ka qenë gjendja jo e mirë e fushës. Por, kjo ka bërë që trajneri Joakim Lëv të braktiste konferencën e zakonshme për shtyp. Në vend të tij, mes protestave të ashpra të gazetarëve gjermanë, ka dalë përgatitësi i portierëve Andreas Këpke, i cili është munduar të sqarojë shtypin. “Nuk mundëm të stërviteshim në stadium për motive logjistike, por nuk e bëri as Anglia, kështu që jemi në kushte të barabarta, – deklaroi ai. – Prezenca ime në këtë konferencë shtypi nuk është një protestë, por Lëv nuk arriti në kohë që të vinte, duke qenë se stërvitja u zhvillua në një fushë tjetër. Ishte thjesht çështje kohe. Kjo stërvitje në një fushë tjetër gjithsesi nuk do të ndikojë negativisht”, deklaroi ish-portieri i kombëtares gjermane.
Arbitri
Një element tepër i rëndësishëm i sfidës së sotme është arbitri. FIFA ia ka besuar superpërballjen mes Anglisë e Gjermanisë gjyqtarit nga Uruguaj Horge Larrionda, i cili me këtë ndeshje hyn në histori si një prej dy gjyqtarëve që ka gjykuar më shumë ndeshje në fazën finale të një Botërori. Për të është takimi i tetë, pas Portugali-Angolë, Itali-SHBA dhe Francë-Togo në fazën në grupe të Botërorit 2006, ndërkohë që po në Gjermani, ai gjykoi edhe gjysmëfinalen mes Francës e Portugalisë. Këtë edicion, Larrionda ka arbitruar ndeshjet Portugali-Bregu i Fildishtë, Danimarkë-Kamerun dhe Australi-Serbi. Ai arrin në krye francezin Zhoel Kuinu, që ka drejtuar 8 ndeshje në vitet 1986-1994. Mund të quhet një arbitër perfekt për anglezët, duke qenë se lejon lojën e rëndë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *