Home / Sport / Gjermania, misioni u krye; feston edhe Gana

Gjermania, misioni u krye; feston edhe Gana

Mesut Ozil i dha gjermanëve vendin e parë në grupin D. Por në fazën e 1/8-ave skuadra e Loakim Lëvit gjen përballë Anglinë e Fabio Kapelos.

Përballë Ganës, tre herë kampionët e botës nuk kanë falur, duke siguruar tri pikët që i ngjisin në krye të trupit. Mesut Ozil në minutën e 57-të i dha suksesin Gjermanisë, që në fazën tjetër të botërorit gjen përballë një kundërshtar që duhej shmangur: Anglinë.

Por rezultati 1-0 në “Soccer City Stadium” të Johanesburgut lë të kënaqur edhe ganezët, që sigurojnë kualifikimin si të dytët në grup. Në raundin tjetër “Yjet e zinj” do të përballen me SHBA-të, një kundërshtar që duhet respektuar, por nuk është më i vështiri i mundshmi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *