Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Kushtetuese do të procedojë mësimin e maqedonishtes

Gjykata Kushtetuese do të procedojë mësimin e maqedonishtes

2 qershor
Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij vendimi ishte bërë nga organizata joqeveritare “Realiteti”, duke kërkuar që kjo gjykatë vlerësojë vendimin e ministrit Todorov, për mësimin e maqedonishtes si lëndë obligative që nga klasa e parë. Kjo organizatë ka kërkuar që lënda e maqedonishtes të zbatohet në bazë të ligjit aktual, për t`u mësuar nga klasa e katërt, siç është aplikuar deri tani.

Gjykata Kushtetuese vendosi që të bëjë hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov për mësimin e gjuhës maqedonase nga nxënësit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera maqedonase që nga klasa e parë fillore.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij vendimi ishte bërë nga organizata joqeveritare “Realiteti”, duke kërkuar që kjo gjykatë vlerësojë vendimin e ministrit Todorov, për mësimin e maqedonishtes si lëndë obligative që nga klasa e parë. Kjo organizatë ka kërkuar që lënda e maqedonishtes të zbatohet në bazë të ligjit aktual, për t`u mësuar nga klasa e katërt, siç është aplikuar deri tani.

Mësimi i maqedonishtes, edhe përkundër vendimit të ministrit, ishte bojkotuar nga të gjitha shkollat shqipe në Maqedoni. Ministri i Arsimit Nikolla Todorov akoma nuk ka hequr dorë nga ky vendim, për të cilin ka theksuar se do të vijojnë debate në nivele arsimore dhe institucionale.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *