Home / Sport / Grini paguan gafën, jashtë kundër Algjerisë

Grini paguan gafën, jashtë kundër Algjerisë

Gabimi fatal në sfidën përballë SHBA-së ka bërë që tekniku i Anglisë, Fabio Kapelo, të heqë nga formacioni titullar portierin Robert Grin.

Në vend të “gardianit” të Uest Hemit, italiani do të vendosë mes shtyllave portierin e Portsmuthit, Dejvid Xhejms. 40-vjeçari (i mbush në gusht) numëron 50 paraqitje ne kombëtaren e “3 luanëve”, me të cilën luan prej vitit 1997.

Në këtë mënyrë, i ka kushtuar shtrenjt gafa në sfidën me SHBA-në 30-vjeçarit, në drejtim të të cilit erdhën shumë kritika nga shtypi britanik. Edhe tekniku Kapelo (që sot mbush 64 vjeç) nuk i shpëtoi vorbullës së sulmeve dhe sot kërkonh të korrigjojë gabimin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *