Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Gjithçka e hapur për kërkesat e BDI-së

Gruevski:Gjithçka e hapur për kërkesat e BDI-së

22 qershor-
Në qeverinë e Maqedoni, ka patur, do të ketë edhe më tej kërkesa nga njëri dhe tjetri përfaqësues i koalicionit dhe në Qeveri bisedohet për gjithcka , për ide dhe ne jemi të hapur ndaj këtyre cështjeve për të biseduar . Një pjesë të tyre i zgjidhim dhe një pjesë i lëmë për tu zgjidhur më tej me qëllim që të gjejmë zgjidhje sa më të mira dhe më të pranueshme” u shpreh Greuvski

-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, gjatë qëndrimit të tij, në Tetovë, i pyetur për tri kërkesat e BDI-së, ka theksuar se në qeverinë e Maqedonisë, edhe në të kaluarën është biseduar haptazi në qeveri.” Në qeverinë e Maqedoni, ka patur, do të ketë edhe më tej kërkesa nga njëri dhe tjetri përfaqësues i koalicionit dhe në Qeveri bisedohet për gjithcka , për ide dhe ne jemi të hapur ndaj këtyre cështjeve për të biseduar . Një pjesë të tyre i zgjidhim dhe një pjesë i lëmë për tu zgjidhur më tej me qëllim që të gjejmë zgjidhje sa më të mira dhe më të pranueshme” u shpreh Greuvski. Ndërkaq, Gruevski është përgjigjur edhe për akuzat e liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski. “Unë nuk e dij se për çfarë humbjeje flet Cërvenkovski kur pikërisht kjo qeveri mori një raport pozitiv nga Komisioni Evropian gjatë vitit të kaluar dhe mori rekomandime për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Shikuar nga ai aspekt , aspketi i të arriturave ne e bëmë maksimumin dhe arritëm atë që u pritej ta bëjë një Qeveri që të arrijë deri në atë shkallë të bëjë aq shumë reforma që të merret një raport i mirë pozitiv” tha ai Në pjesën e reformave nënvizoi Gruevski, qeveria e bëri të veten nga ana tjetër të gjithë e dijmë se kusht për marjen e datës për fillimin e negociatave është pikërisht bllokada nga ana e Greqisë rreth emrit . Shikuar nga kjo unë nuk mund ta dij se për cfarë humbje bëhet fjalë për të cilën flet z. Cërvenkovski dhe për cfarë fitore ai flet kur e dijmë se problem kryesorë është emri”, tha Gruevski. Ministrja e Punëve të Brendëshmë Gordana Jankullovska, e pyetur për tre shqiptarët e vrarë në Kosovë, tha se Në bazë të informacioneve që i morëm nga policia e Kosovës për rastin në fjalë ne menjëherë kontrolluam të dhënat e tyre në bazat tona. Sipas këtyre të dhënave tek personat në fjalë ka ndonjë vepër por nuk mund të themi se bëhet fjalë për grupe kriminale .Megjithatë njëri prej tyre kërkohej për vutjajen e dënimit me burg ndërsa personat tjetër kishin vepra më të vogla dhe vazhdojnë kontaktet me policinë e Kosovës në drejtim të sigurimit të informacioneve në atë se si ka ndodhur ai rast.
Ndërkohë që Ministrja Jankullovska e pyetur për listat fiktive zgjedhore, tha se MPB, Ministria e Drejtësiëë dhe KSHZ-ja, tha se këta institucione të ndërlidhura me zgjedhjet kanë bërë një analizë për pastrimin e listave zgjedhore duke marrë dhe duke krahasuar të dhënat të ndryshme nga bazat e statistikave “ tha ministrja Jankullovka.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *