Home / Sport / Grupi A, Uruguai hedh hapin drejt kualifikimit

Grupi A, Uruguai hedh hapin drejt kualifikimit

Uruguai hodhi një hap të sigurte drejt kualifikimit në grupin A, pasi mposhti vendasit e Afrikës së Jugut me rezultatin e thellë 3-0.

Serinë e golave për latinët e hapi Diego Forlan në minutën e 24-t. Futbollisti i Atletikos së Madridit realizon një supergol pas një gjuajtjeje nga jashtë zone.

Në minutën e 76-të të takimit, vendasit e Afrikës së Jugut mbeten me 10 futbollistë, pasi portieri Khune shkakton një penallti, duke u larguar nga fusha edhe si lojtar i fundit. Penalltia shndërrohet në gol nga Diego Forlan, i cili bëhet futbollisti i parë në këtë Botëror që ngjitet në kuotën e dy golave.

Në minutat shtesë, Pereira shënon edhe golin e tretë duke vulosur rezultatin 3-0, i cili konsolidon pozitat e skuadrës latine në krye të grupit A.

Uruguai ngjitet në kuotën e 4 pikëve, duke pritur i qetë përballjen e kësaj mbrëmjeje mes Francës dhe Meksikës. Këto dy ekipe kanë nga një pikë nga barazimet e para, ndërkohë që misioni për kualifikim i vendasve të Afrikës së Jugut bëhet i vështirë, duke marrë parasysh që gjenden në fundin e grupit me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjen e fundit të grupit A, Uruguai do të ndeshet me Meksikën, ndërsa Franca me Afrikën e Jugut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *