Home / Sport / Grupi E, Sllovakisë i rrëshqet fitorja nga duart

Grupi E, Sllovakisë i rrëshqet fitorja nga duart

Sfida midis Sllovakisë dhe Zelandës së re, e vlefshme për grupin E (ku bën pjesë dhe Italia e Paraguaji), përfundoi në barazim 1-1.

Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, janë sllovakët që kalojnë në avantazh vetëm katër minuta nga fillimi i fraksionit të dytë. Vitek kërceu mbi të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke shfrytëzuar një krosim nga e djathta.

Kur mendohej se sfida do të përfundonte me tripikëshin e Sllovakisë, është Reid që befason, duke barazuar shifrat në minutën e dytë të kohës shtesë. Pas ndeshjeve të para, gjithçka është plotësisht e barabartë në grupin E, ku të gjitha ekipet kanë nga një pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *