Home / Sport / Grushta dhe bojkot Franca bëhet qesharake

Grushta dhe bojkot Franca bëhet qesharake

Franca është kthyer në një skuadër qesharake, ndërsa kaosi te kjo kombëtare ka kapur kulmin pas largimit të Nikolas Anelka. Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë solidariteti me të, por më pas janë zënë me grushta edhe me përgatitësin atletik.

Gjithë ky kaos e tension ka ardhur pas dy humbjeve radhazi dhe sharjes së rëndë të Anelka ndaj Domenek të publikuar në “L’Equipe”, që i kushtoi përjashtimin sulmuesit. Të dielën, ndërsa trajneri Rajmond Domenek ishte duke folur përpara mediave, ndërkohë që aty menjëherë u shfaq Frenk Riberi, thuajse në të qarë. “Kam lexuar se kam pasur probleme me Gurkuf dhe kjo është false, – tha ai. – E gjithë bota është duke na tallur. Nuk mundem më, ky nuk është futboll”, shtoi Riberi. Kapiteni Patris Evra deklaroi pak orë përpara tij se një tradhtar brenda skuadrës i ka nxjerrë për mediat atë çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes në pushimin me Meksikën. Riberi shtoi: “Po, një tradhtar ka treguar shumë gjëra. Do të heqim një peshë nga stomaku kur ta zbulojmë kush është”. Në fund, thuajse në lot, ai u ka kërkuar falje francezëve. Por, kjo ishte vetëm nisja e një dite të tmerrshme.
Pas shfryrjes së Riberi live në Tv, kapiteni Patris Evra ka patur një përleshje të dhunshme me përgatitësin atletik Robert Duverne. Jo vetëm kaq, në shenjë solidariteti me të, por edhe për largimin e Anelkasë, futbollistët e tjerë kanë bojkotuar seancën stërvitore, siç shpjeguan ata më vonë nëpërmjet një komunikate. Për shkak të kësaj, Zhan-Luis Valentin, drejtori i deleguar i Federatës Franceze, i cili qëndron pranë kombëtares, ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Ndërkohë, situata mbetet sa e turbullt, aq edhe qesharake. Uilliam Hill, kompania e njohur e basteve në Angli, ka kuotuar 1-100 në skedinën e saj opsionin që Franca nuk do të zbresë fare në fushë në ndeshjen e fundit në grup, ndaj Afrikës së Jugut.

E ndërkohë, njeriu nga i cili buroi i gjithë ky kaos, Nikolas Anelka, mbërriti në aeroportin Hithrou të Londrës të hënën në mëngjes. Ai shau rëndë trajnerin Domenek në pushimin e ndeshjes, gjë që i kushtoi përjashtimin nga kombëtarja. Anelka refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, që ishin të shumtë për ta pritur në aeroport.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *