Home / Sport / Hamilton-Alonso, “luftë e ftohtë”

Hamilton-Alonso, “luftë e ftohtë”

Ndërkohë që kolegët dhe i gjithë opinioni publik ka drejtuar gishtin kundër tij për atë që ndodhi në Valencia, Luis Hamilton është hedhur në kundërsulm.

Në qendër të sulmit të tij ka qenë “armiku” dhe njëkohësisht akuzuesi kryesor: Fernando Alonso. “Nuk e kuptoj ç’ka me mua. E pashë në monitor që u parakalua nga një Sauber, prandaj duhet të shqetësohet më tepër për rezultatin, sesa për mua”, u shpreh britaniku i Meklarenit.

Veçanërisht, Hamiltonit nuk i pëlqeu fakti që ferraristi foli për “garë të maniluluar” në Valencia. “S’e kuptoj si paskam ndikuar unë kaq shumë në garën e tij. Duhet t’i ketë erdhur keq që u parakalua nga një Sauber (ajo e Kobajashit në xhiron e parafundit g.s), është diçka jashtë botës së tij. Sidoqoftë, secili ka mendimin e vet”, shtoi 25-vjeçari, duke lëshuar fjalë të ëmbla për FIA-n: “Sivjet po bën punë të mirë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *