Home / Sport / HIDHET SHORTI-RENOVA KUNDËR OMONIAS

HIDHET SHORTI-RENOVA KUNDËR OMONIAS

Dje është hedhur shorti për dyshet e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europas, në të cilat skuadrat maqedonase kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre. Renova në debutimin e saj në kualifikimet për Ligën e Kampionëve do të përballet me skuadrën qipriote, Omonia. Rabotniçki dhe Metalurgu duhet të jenë të kënaqur me emrin e skuadrave kundërshtare në rrethin e parë të Liga Evropa, ndërkohë Teteksi në rrethin e dytë për kundërshtar do të ketë skuadrën nga Letonia, Ventspils.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet eliminatore në Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropa. Renova në rrethin e parë eliminator në Ligën e Kampionëve do të jetë myasfirë i Omonias në Qipro. Pëballja e parë do të zhvillohet më 13 ose14 korrik, ndërsa ato kthyese më 20 ose 21 korrik. Për skuadrën nga Xhepçishti, Omonia nuk është një skuadër e panjohur.
“Me të vërtetë bëhet fjalë për një ekip të fortë, mirëpo fati deshi ashtu. Ne e njohim këtë ekip sadopak pasi dy vite më parë luajti me Milanon. Ne kemi filluar fazën e përgatitjeve në krye me trajnerin Nexhat Shabani, kemi bërë disa përforcime, mirëpo presim që në ditët në vijim të ketë ndonjë risi tjetër. Më datë 27 shkojmë në Ohër, ku do të kryejmë fazën e dytë përgatitore, pastaj vinë radha e ndeshjeve ku do të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve. Besoj se me punë dhe angazhim mund ta kalojmë ekipin e Omonias”, – deklaroi drejtori sportiv i KF – Renova, Lirim Saiti.
Rabotniçki, në kuadër të Liga Evropës,në rrethin e parë do të jetë myasfirë Lusitansit nga Andora. Në rast se “romantikët” eliminojnë këtë kundërshtar, në raundin e dytë do të takohen me skuadrën nga Armenia, Mika. Metalurgu në paraqitjen e parë në skenën ndërkomëbtare, në rrethin e parë në Liga Evropa, do të jetë mysafirë i Karabagut në Azarbejxhan. Fituesii kësaj përballje në raundin e dytë do të përballen me fituesin nga takimi Portdaun – Skonto Riga. Ndërkohë fituesi i Kupës së Maqedonisë, Teteksi, në raundin dytë, do të përballet me Ventspilsin në Letoni.

Short i kënaqshëm për klubet shqiptare në Evropë

Klubet shqiptare kanë njohur sot kundërshtaret e tyre në Kupat e Evropës.

Skuadra kampione e Shqiperisë, Dinamo do të përballet në turin e parë të UEFA Champions League me kampionët e Moldavisë FC Sheriff. Një skuadër më e dobët se skuadra jonë kampionë në letër, por mbetet për t’u parë në fushën e lojës. Një shans i mirë ky për skuadren e Dinamos për të kaluar ketë tur.

Ndeshjet e para do të luhen më datë 29/30 qershor kurse ato të kthimit 6/7 Korrik. Takimi parë do të luhet në Moldavi.
Ndërsa dy skuadrat shqiptare, Tirana dhe Laçi kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin e parë të Europa League.

Bardheblute do të përballen me skuadren ZTE të Hungarisë. Ata janë renditur në vendin e pestë në kampionatin e fundit dhe kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League falë daljes së tyre në finalen e kupës së Hungarisë.

Surpriza e bukur e kampionatit te fundit shqiptar, Laçi, do të përballet me bjellorusët e Dnepr Mogilev. Ekipi bjellorus renditet në vendin e 4-t me 21-pikë kur është luajtur java e 15-e kampionatiti bjellorus. Ndeshjet e para do të luhen më 1 korrik, kurse ato të kthimit më 8 korrik.

Ndërkohë skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës do të përballet me qipriotët e Apoel.

Liga e Kampioneve: FC Sheriff – Dinamo
FC Sheriff (Moldavi)
Emri i plotë: Fotbal Club Sheriff
Themeluar: 1997
Stadiumi: “Ground Sheriff Stadium”, Tiraspol, Transnistria (Moldova)
Kapaciteti: 14.300 vende
President: Victor Gusan
Trajner: Andrei Sasnitski
Sezoni 2009-2010: Vendi i 1-rë

“Europa League”: ZTE-Tirana
ZTE (Hungari)
Emri i Plotë: Zalaegerszegi Torna Egylet
Themeluar: 1920
Stadiumi “Ground ZTE Arena”, Zalaegerszeg
Kapaciteti i stadiumit: 14.000 vende
President: Ferenc Nagy
Trajner: János Csank
Sezoni 2009-2010: Vendi i 5-të

“Europa League”: Laçi – FC Dnepr Mogilev
FC Dnepr Mogilev (Bjellorusi)
Emri i Plotë: FC Dnepr Mogilev
Themeluar: 4 januar 1960
Stadiumi: “Ground Spartak”, Mahilyoë, Bjellorusi
Kapaciteti: 11.200 vende
Trajner: Andrey Skarabagatska
Sezoni 2009-2010: vendi i 3-të

“Europa League”: Apoel – Besa
Apoel (Qipro)
Emri i plotë: Athletikos Podosferikos Omilos Ellinon Lefkosias
(Athletic Football Club of Greeks of Nicosia)
Themeluar: 8 nëntor 1926
Stadiumi: “Ground GSP Stadium”, Nicosia, Cyprus
Kapaciteti: 22.859 vetë
President: Fivos Erotokritou
Trajner: Ivan Jovanovic
Sezoni 2009-2010: Vendi i 2-të

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *