Home / Sport / Historike, Gana ‘prek’ çerekfinalen

Historike, Gana ‘prek’ çerekfinalen

Pas 120 minutave plot emocion përballë SHBA-ve, kombëtarja afrikane ka siguruar biletën e çerekfinales për të parën herë në historinë e vet.

Skuadra e drejtuar nga serbi Milovan Rajevac e pa veten shumë shpejt në avantazh, pas golit të Kevin Princ Boateng që në minutën e gjashtë. Amerikanët ishin të paqartë gjatë pjesës së parë, duke mos arritur të bëjnë aq sa duhet për të ndryshuar rezultatin.

45 minutat e dyta fillojnë me tjetër marsh për kombëtaren e yjeve dhe shiritave, të cilët e zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Goli i barazimit erdhi nga Landon Donovan në minutën e 62-të. Sulmuesi shndërroi një gol një penallti të fituar nga Dempsei, pas ndërhyrjes së parregullt të Mensah.

Me fillimin e minutave shtesë, SHBA-të gjenden sërish të papërgatitura në mbrojtje, duke lejuar Gian Asamoah t’u japë avantazhin afrikanëve. Megjithë përpjekjet, amerikanët nuk ia dolën të shënojnë golin që do t’ia linte gjithçka 11-metërshave dhe Gana për të parën herë siguron çerekfinalen (kjo është pjesëmarrja e dytë në botëror, pas atij të katër viteve më parë). “Yjet e zinj” gjejnë përballë Uruguajin, sfidë që do të luhet më 2 korrik, në orën 20:30 në Johanesburg.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *