Home / Sport / Holanda kalon Sllovakinë dhe siguron çerekfinalen

Holanda kalon Sllovakinë dhe siguron çerekfinalen

Portokallinjtë nuk kanë falur Sllovakinë, duke marrë një fitore 2-1 e cila u siguron një biletë në çerekfinalen e botërorit. Kundërshtari i radhës Brazili ose Kili.

Pas surprizës së hidhur që i bënë Italisë, sllovakët e ndalin këtu rrugën e tyre në Afrikën e Jugut. Hollanda ishte shumë e fortë për ta dhe arriti t’i imponohet gjatë gjithë 90 minutëshit. Megjithëse patën disa momente të mira në gjysmëfushën e “Tulipanëve”, debutuesit e botërorit u shfaqën pa përvojë përballë Hollandës.

Në Durban portokallinjtë gjetën avantazhin me Arjen Robenin në minutën e 18-të, ndërkohë që gjashtë minuta para fundit Shnajder dyfishoi rezultatin. Sllovakia shkurtoi diferencën në minutën e fundit të shtesës, pasi Robert Vitek shndërroi në gol një penallti. K

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *