Home / Sport / Hollanda, fitore pa shkëlqim me Danimarkën

Hollanda, fitore pa shkëlqim me Danimarkën

“Tulipanët” e kanë fituar 2-0 sfidën e parë në grupin E përballë Danimarkës, një ndeshje që nuk dha emocionet e pritura nga sportdashësit.

Pjesa e parë ka qenë e vakët në raste dhe me gabime të shumta nga të dy ekipet. Skuadrat u shfaqën të paqarta në veprimet sulmuese, duke bërë që 45-minutëshi i parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Ende pa filluar mirë fraksioni i dytë, Simon Poulsen dërgoi topin gabimisht në portën e vet, duke ndëshkuar danezët. Goli i dytë, me autor Dirk Kait, erdhi pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në orën 16:00 Kameruni dhe Japonia do të përballen mes tyre në sfidën tjetër të grupit E.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *