Home / Sport / Inter, ikën Maikon vjen David Silva?

Inter, ikën Maikon vjen David Silva?

Mediat italiane kanë filluar të pasqyrojnë lëvizjet e para të klubit zikaltër, pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin spanjoll Rafael Benitez.

Objektivi kryesor i ish-teknikut të Liverpulit duket se është David Silva i Valencias. Anësori 24-vjeçar vlerësohet me rreth 30 milionë euro, shumë që klubi nga Milano do ta sigurojë nga transferimi i brazilianit Maikon te Reali i Madridit. 29-vjeçari mund të kalojë në “Santiago Bernabeu” për 27 milionë euro.

Valencia mund të privohet nga shërbimet e David Silvës, duke pasur parasysh bilancet financiare negative. Nëse siguron shërbimet e 24-vjeçarit, Interi ka ndërmend të hidhet në sulm për dy futbollistët e Liverpulit, Havier Maskerano dhe Dirk Kait. Të dy mund të mbërrijnë në Milano për 40 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *