Home / Sport / Italia kampione e Botës starton me barazim

Italia kampione e Botës starton me barazim

Italia kampione e Botës në fuqi e nis aventurën e Afrikës së Jugut me një barazim 1-1 përballë Paraguajit.

Italianët u gjetën të befasuar në minutën e 39-të, kur Alcaraz shënon me kokë duke shokuar portierin Bufon dhe mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Marçelo Lipi.

Në të vetmin rast që u shfaq rrezikshëm, Paraguaji arriti të shënojë, duke vështirësuar misionin e katër herë kampionëve të Botës për ta nisur me fitore këtë kompeticion.

“Azurret” do ta gjenin golin e barazimit në pjesën e dytë të takimit, në të cilën vendosën edhe diktatin, por pa krijuar shumë mundësi për shënim. Në minutën e 62-të Daniele de Rosi gjendet në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë pas daljes së gabuar të portierit paraguajan Villar.

Vetëm tre minuta pas barazimit, italianët kërkojnë një penallti, pasi Montolivio plaset përtokë nga një mbrojtës latin, por gjyqtari meksikan Arkundia nuk mendon për 11-metërsh.

Me këtë barazim, Italia dhe Paraguaji marrin secila pikën e parë në grupin F, duke pritur sfidën e nesërme mes Zelandës së Re dhe Sllovakisë. Në fakt, Paraguaji parashikohet si skuadra më pretendente në këtë grup pas Italisë, duke marrë parasysh faktin se Zelanda e Re dhe Sllovakia si shtet më vete nuk është se kanë ndonjë eksperiencë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

ITALI – PARAGUAJ 1-1

Golat: 39′ Alcaraz; 62′ De Rossi

Italia (4-3-2-1): Buffon (46′ Marchetti); Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Criscito; De Rossi, Montolivo, Marchisio (60’ Camoranesi); Iaquinta, Pepe; Gilardino (72′ st Di Natale).

Në stol: De Sanctis, Maggio, Gattuso, Bocchetti, Palombo, Quagliarella, Pazzini, Bonucci.

Trajner: Lippi

Paraguaji (4-4-2): Villar; Morel, Alcaraz, Paulo Da Silva, Bonet; Torres (60’ Santana), V.Caceres, Riveros, Vera; Valdez (68’ Santa Cruz), Barrios.

Në stol: Barreto, Bobadilla, Veron, Caniza, Caceres, Cardozo, Barreto, Benitez, Ortigoza, Gamarra.

Trajner : Martino

Gjyqtar: Archundia (Meksikë)

Te verdhe: V.Caceres (P), Camoranesi (I)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *